… për tridhjetë monedha argjendi…

Me termin “prostitucion” përshkruhet aktiviteti i kujt ofron shërbime seksuale kundrejt një pagese në lekë. Megjithatë ekzistojnë forma prostitucioni shumë më të përhapura e më të fshehta, e për këtë më  shqetësuese. Bëhet fjalë për “prostitucionin e brendshëm”, një shitje e vetvetes më tepër se fizike morale, intelektuale dhe shpirtërore. “Prostituzimi i brenshëm” është një tendencë e ligë dhe shkatëruese që gjendet në çdo qënie njerëzore. Edhe brenda meje mund të lindë e të rritet “Prostituta e brendëshme”.

Kur ndodh ndarja me personalitetin tim, nga një preson i ndershëm dhe i respektueshëm në pamje të JASHTME në prostitutë të BRENDËSHME? Ditën kur pranoj për herë të parë të shes ndershmërinë time, integritetin tim moral, ose në terma më shpirtëror, spirtin tim, në shkëmbim të një çmimi të përshtatshëm ose për një interes personal. Në atë moment ka fillim inizazioni i prostituzimit tim të brendshëm.  Bëhet fjalë për një vendim të marrë me vetëdije… këtu qëndron edhe vështirësia e kësaj historie të trishtuar që ka të bëjë edhe me mua, si edhe, kush më shumë e kush më pak, me gjithë njerëzit në sipërfaqen e tokës. Ky është momenti i inizazionit të prostituzimit të brendsëm që vepron në brendësi të shpirtit tim. Një zgjidhje e ndërgjegjëshme dhe vullnetare, veç për të jetuar në grataçelët më të lartë matrixiane.

Duke ditur unë se jam krijuar për ti dhënë lavdi Krijuesit duke riflektuar shëmbëlltyrën morale, shita shpirtin tim, dhe të ardhmen time dhe pavdekësinë e premtuar nga Krijuesi vetë, për “tridhjetë monedha të argjenta” shiko Matteo 26:15)?

Nata matrixiane po zbret mbi “Prostitutët e brendshëm”! Një natë me errësirë të madhe e të errët që nuk premton asnjë të mirë. Edhe pse vazhdojnë e marrin frymë, ata marin gjithnjë e më shumë pamjen e zombëve … të vdekur që ecin.

Shpejt Jezusi do kthehet e do verë fanët e tij të sinqertë e të vërtetë në të djathtën e tij, ndërsa zombët do gjejnë vend në të majtën e tij (Shiko Mateu25:33), aty ku ka të qara e kërcitje dhëmbësh (shiko Mateu 24:51 e Mateu 25:30). Të parët janë të destinuar në pavdekësi…  të dytët, përkundrazi, do lihen në epilogun e tyre të trishtuar.