Ylli im polar (bibla) shpall në profecit e saj mbi ditët e fundit të botës formimin e një populli prej 144 mijë personash të cilët meqënse kanë emrin e Jezusit dhe të Atit të shkruar në ballë do shënohen nga Zoti. Ky popull prej 144 mijë njerzish me shenjën e Zotit quhen nga ylli im polar edhe “ajo që ngel”. Meqënëse shpëtimi i Zotit nuk i është dhënë njerzimit me numër te kufizuar (Joani 1:12) kuptoj që ky numër duhet të jetë , si në shumë profeci të tjera biblike, nje numër simbolik . Kjo do të thotë që edhe unë mund të jem pjesë e këtij populli të zgjedhurish, pra të kësaj gjenerate të fundit përpara rikthimit të lavdishëm të Jezusit. Por si?

Një varg në zbulesë më jep një fillim unik, duke me thënë që këto 144 mijë do këndojnë një këng të re.

Por gjëja më e çuditshme është që asnjë tjetër nuk do mund ta mësoje këtë këng. Tani për ta kuptuar fjalën e Zotit duhet gjithmon të mbështetem të fjala e Zotit. Dhe në këtë mënyre të ekuilibruar dhe të ndërgjegjshme pa patur nevojë për urtësin njerzore, zbuloj që kuptimi shpirteror i një“ kënge hyjnore” është në dëshmin që ajo të jep. Pra këngët e frymëzuara nga Zoti shërbejnë për tu mësuar fëmijve të tij të vërtetat e tij nëpërmjet kësaj dëshmije (deutronimo 31:19)

pra 144 mijët do jenë gjenerata e fundit e fansave të Jezusit që në ditët e fundit më në fund do japin në errësirën shpirtërore të matrix një dëshmi të plotë të fytyrës sé lavdishme të Zotit! Po sepse të kesh fytyrën e Zotit mbi ballë do të thotë ti përkasësh, duke mbajtur shenjën e tij të pronësis. Dhe shenja që i është dhuruar qënies njerzore (dhe vetëm asaj në gjith krijimin) i është dhuruar sepse jemi krijuar sipas imazhit dhe ngjashmëris ( morale) të krijuesit. Vetëm kjo dëshmi (më shumë e përjetuar sesa e folur) e fansave të tij besnik do jetë thirja e fundit që Zoti do i japi planetit të vobektë tokë dhe njerzimit gjithmonë më të ngjashëm me matrix, dhe shpresa e fundit për të dalë né extremis nga Matrix, duke u mbeshtetur me forcat e fundit tek babai i vet qiellor.