November 2021
“Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve.
Fjalët e tua janë plot hir; prandaj Zoti të bekoi përjetë.
I PËRZGJEDHURI
E ti shërbëtori im që vetë të zgjodha e të mora nga skaji i botës, që të thirra prej viseve të largëta e të thashë: “Ti je i përzgjedhuri im” në fakt unë të zgjodha e nuk të përbuza. Mos druaj se me ty jam, mos e humb zemrëm, sepse unë jam Ati yt dhe Perëndia yt; do të bëj të fortë, do të ndihmoj e do të përkrah me të djathtën e drejtësisë sime. Ja, do të turpërohen e do të skuqen të gjithë kundërshtarët ty; do të jenë si të mos ishin e do vdesin; do t’i kërkosh e s’do t’i gjesh. Ata që të sulmuan nuk do të ekzistojnë më; sepse jam unë Zoti, Hyji yt, që të marr për dore e të them:
NJËBRIRËSHI I PARË
Në simbolizmin mesjetar, njëbrirëshi përshkruhej si një kafshë e vogël (për të përfaqësuar përulësinë), por e pathyeshme. I ngjashëm në pamje me një kalë të bardhë, simbol i fisnikërisë dhe pastërtisë, ai ishte pajisur me një bri të gjatë në mes të ballit si simbol i depërtimin të hyjnores në krijesë. Duke kombinuar fuqinë e shpatës hyjnore me pastërtinë e një manteli të papërlyer (simbol i një karakteri të përsosur), njëbrirëshi përfaqëson qënien njerëzore të vogël, të përulur dhe të brishtë të frymëzuar dhe forcuar nga Krijuesi i tij. Kafsha mitike simbolizon metamorfozën e karakterit të krijesës në imazhin dhe ngjashmërinë e karakterit të përsosur të Krijuesit të saj.
October 2021
HISTORIA E NJË INFARKTI TË SHPALLUR
Shërbëtori i fundit i të Plotfuqishmit është i pandalshëm.
Ja, e shoh në horizont teksa shfaqet i veshur me një armaturë të shkëlqyeshme dhe në të njëjtën kohë të lebetitshme për fuqinë që rrezaton dhe frikën që trazmeton.
NJË SHPËTUES PËR SIONIN
Kështu flet Krijuesi, Zoti i Plotfuqishëm, racës njerëzore nga ai e krijuar:
“E vërteta është zhdukur, dhe ai që tërhiqet nga e keqja bëhet një pre e lehtë.
Unë kam parë dhe më vjen keq që nuk ka më ndershmëri; kam parë që nuk ka më asnjë burrë dhe mbeta i habitur që askush nuk ndërhyri.
Atëherë krahu im më erdhi në ndihmë, drejtësia ime më mbështeti; U vesha me drejtësi si parzmore, vura në kokë përkrenaren e shpëtimit, vesha rrobat e hakmarrjes, u mbështolla me xhelozi si me një mantel.
Do t’i kthej secilit sipas veprave të tij; tërbimi për kundërshtarëve të mi, shpagimin armiqve të mi; ishujve do ti jap shpërblimin e tyre.
Kështu do të kenë frikë nga emri im ata nga perëndimi prej lavdisë sime ata nga lindja; kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma ime do e bëjë të tërhiqet me shpejtësi.
Ai vazhdon duke dekretuar:
“Një shpëtimtar do të vijë për Sionin dhe për ata të Matrix që do heqin dorë nga revolta e tyre.”
Dhe ja tek shoh një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëron ka një hark; dhe atij i jepet një kurorë. Ai vjen për të fituar e do dalë fitimatar!
Është e vërtetë: kundërshtari erdhi si një lum i furishëm dhe përmbyti gjithë planetin me plagë e mallkime të të gjitha llojeve dhe llojeve. Por pikërisht tani që gjithçka duket e humbur për racën njerëzore, kundërshtari (tashmë i njohur si princi i errësirës) do të arratiset.
Fjala e Krijuesit Zot i Plotfuqishëm!
(shih Isaia 59:15-20 dhe Zbulesa 6:2)
Zoti Krijues flet:
“Kam bërë një pakt me të zgjedhurin tim; i bëra këtë betim shërbëtorit tim të fundit:
Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat.
KOHA E CAKTUAR KA ARDHUR
Nga lartësitë e parajsës, Zoti Krijues vëzhgon planetin tokë.
«Por ti, Zot, mbretëron përgjithmonë dhe kujtesa jote zgjat për çdo brez. More
SANSONI 2.0 – Kthimi nga ferri
Fitorja ishte e sigurt, madje e arkivuar.
Princi filloi t’i kthente shpinën i sigurtë që nuk do ta shihte më kurrë. More
June 2021
PRINCI MBETI I ZHVESHUR
Dy mijë vjet më parë Jezusi parashikoi rënien dhe fundin e bartësit antik të dritës. Fjalët e tij janë një testament i qartë: “Unë shikoja Satanin që binte nga qielli si një shkarkesë elektrike që godet tokën me efekte të frikëshme dhe të tmerrshme”. (shih Luka 10:18)
Por, një herë në tokë, çfarë e priste sipas parandjenjës së Jezuit? Një ushtri e fanëve të Jezusit të ciliëve i ish dhënë nga Zoti Krijues fuqia për të fituar mbi demonët dhe djajtë si dhe mbi komandantin e tyre.
1 2