Raca njerëzore dhe planeti Tokë janë nën sulm. Një sulm i padukshëm pasi është shpirtëror. Një sulm i poshtër pasi ka një mekanizëm të pazakontë.

Valët e liga të këtij sulmi të pazakontë shpirtëror janë përhapur në rrugë virale në çdo fushë të jetës së shoqërisë sime;

  • Ekonomia përfundimisht i është përulur ligjit të xhunglës.
  • Politika ka harruar çuditërisht të mirën kolektive.
  • Feja heshurazi është shveshur  nga vullneti i Krijuesut Zot.

Kjo me të vërtetë është koha për tu ngritur në këmbë në favor të së mirës dhe të drejtësisë hyjnore, dhe kundër Matrix e gjithçkaje që ajo përfaqëson: padrejtësisë, mbrapshtësi, lakmi, keqdashësi, smirë, vrasje, grindje, mashtrim, ligësi.

  • Erdhi koha për tu ngritur kundër dhunës.
  • Erdhi koha për tu veçuar nga egoizmi i shfrenuar që dominon.
  • Erdhi koha për të ngritur të vërtetën që gjendet në Fjalën e Krijuesit, duke ndriçuar yllin tim udhëheqës nëpërmjet shembullit tim gjithnjë e më shumë të ngjashm me atë të Jezusit.

Unë mund të rri i sigurt se duke besuar në Krijuesin Zot do kem forca të reja, të ngrihem në ajër si një shqiponjë, do të vrapoj e nuk do të lodhem, unë do të eci dhe nuk do ndiej sforcim (shih Isaia 40:31). Dhe sa të kem arritur majat e larta si një shqiponjë, do shoh ardhjen e një agimi të ri që së shpejti do të zhdukë errësirën që tani më japin përshtypjen se mbretërojnë.

Po, ora e dritës ka ardhur.