Shumë shpejt do gjëndem përballë një ujvare mbreslënëse fenomenesh paranormale, kaq të dukshme, kaq të mrekullueshme sa të bien dakort menjëherë të gjitha fetë e botës. Një sekuencë e paramenduar manifestimesh mbinatyrore progresive, kaq e qartë dhe e pakundërshtueshme sa të mos vihet në dyshim nga askush. Një qartësi me një forcë të till sa të bëjë të mundur përfundimin e menjëhershëm e të gjitha luftrave dhe të imponoj një ndërgjegje kolektive shumë të fuqishme në gjëndje të bashkoj menjëherë të gjithë burrat si asnjëherë më parë.

  • Po kush do të shfaqet duke hipnotizuar botën me mrekullitë e tij?
  • Personazhe historike apo të ndjerët e mi të dashur të cilët kanë kaq shumë dëshirë të më këshillojnë që nga bota e përtejme?
  • Njerëz të rimishëruar që nën hipnozë kanë kaq kujdes që të më ndriçojnë mëndjen?
  • Ufo te cilët vijnë nga larg dhe kanë dëshirë të më takojnë?
  • Shpirtra qe shtiren si ëngjëj të dritës?
  • Ajo hyjneshë që i ngjan kaq shumë ( duke u kthyer pas në kohë dhe nëpër kontinente) hyjnive antike femërore?
  • Ai Krishti që do të vendosi mbretërin e tij shumë pak qiellore dhe shumë toksore?

Sipas gati të tëra feve “made in matrix” ngjarje mbinatyrore do të monopolizojnë vëmëndjen e botës në ditët e fundit.

Dhe duke filluar nga 2012 këto fenomene mbinatyrore do të shtohen, duke çliruar të gjithë energjinë e tyre shpëtimtare dhe mrekullibërëse për të bashkuar të gjitha fetë nën krahet e një Mesie të ri. Ky moment përputhet me fillimin e një epoke paqeje dhe bollëku.

Bëhet fjalë për të vërtetën apo për fallsifikim, ëngjëjsh apo djajsh? Si të kuptoj nëse vet shqisat e mija s’po më gënjejnë?

(ky mesazh është marr nga liberthi dil nga matrix 2)