Lutja që “sposton malet” është çuditërisht pak e njohur, ndërkohë është bërë gati e vetmja alternativë lutja e trishtimit dhe vuajtjes. Ku janë fuqia, forca dhe gëzimi kur flas me babanë tim të dashur e të plotfuqishëm? Ku kanë përfunduar në memorien time shëmbujt e Jezusit kur bënte mrekullitë, ecte mbi ujë, trembte djajtë e spostonte malet? Jam akoma i habitur për diferencën e sikletshme mes fanëve të parë dhe ata të kohërave matrixiane të sotme? Si mundem edhe vetëm të imagjinoj që duke parë përtokë, e jo lart drejt Zotit, unë mund të bëhem i njëjtë me Jesusin, pra i njëjtë me Babain? Nuk më thotë ylli im polar që më trasformoi në imazhin e Shpëtimtarit tim duke e parë në sy me fytyrë të zbuluar(shiko 2 korintasit 3:18)? Sillem si një skllav i poshtëruar në mish e në shpirt që nuk ia del mbanë të vështrojë drejt në sy babanë e tij kur i flet, apo sillem si një bir krenar e i urtë i Mbretit të universit të cilit i është besuar qeverisja e planetit tokë?
Ka arrdhur koha të hedh poshtë veshjet e qelbura që më kujtojnë me ligësi që jam i mbyllur në një burg për faj të BORXHIT tim, e dua të lahem nga Jezusi, duke veshur veshjen e mrekullueshme që ai ka përgatitur për mua, simbol i KREDITIT të pa fund që më fal jetën e përjetshme. Ndiej që babai im do që unë ti flas me fytyrë të zbuluar…. çfarë gëzimi i pa kontrollueshëm!