Në Matrix lutjet fetare kanë marrë një formë e metodë shumë teatrale dhe të elaboruar. Po kush është lutja e vërtetë, ajo që dëgjohet e pranohet nga Zoti? Dua të shoh çfarë ka mësuar Jezusi mbi lutjen:
“E kur ti lutesh, mos u trego si hipokritët, pasi ata preferojnë të luten duke qëndruar në këmbë në kisha e në cepat e shesheve, për tu parë nga njerëzit; Pra, gjatë lutjes, mos përdor përsëritje të kota siç bëjnë fanët e Matrix, pasi ata mendojnë se u plotësohen lutjet për numrin e madh të fjalëve që përdorin. Por ti, kur lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën e lutju babait tënd në segret”. (Mateu 6:5-7)
Jezusi riservoi fjalë të rënda për liderat shpirtërorë të dymijë viteve më parë pasi ata bënin lutje të gjata, të përsëritura e pa pasion… lutje që nuk lindnin në zemrat e tyre. Këta njerëz të njohur thonin lutjet e tyre në publik, veshnin petka të shtrenjta që tërhiqnin vëmendjen… praktikisht organizonin një show për tu treguar të gjithëve se sa të “shenjtë” ishin.
Në të njëjtën kohë Jezusi përdori fjalë të ëmbla për një njeri të varfër që lutej i dëshëruar: “Zot ki mësshirë për mua, jam një mëkatar!”
Një fan i Jezusit nuk bën show fetar, por përdor fjalë të ndjera e të thjeshta për të komunikuar me Babain e tij qiellor.