Jemi në epokën e iPhonit, iPadit dhe iPodit. Jemi në epokën ku çdo gjë është vëne në funksion të “I-së” (unë ). Ky është “realiteti i korruptuar” që Matrix i jep shqisave të mija si ushqim. Por gjërat qëndrojnë më të vërtet kështu?

Njëherë e një kohë njëriu e ndërtonte shtëpine e tij brënda disa ditësh/javësh. Sot për të njëjtën nevojë jetike duhet të jem skllav i sistemit bankar për disa dhjetëvjeçarë.

Kohë më parë njëriu i shijonte të gjitha frytet e punës sé tij. Sot gati gjysma e fryteve të sakrificës sime shkojnë për të pasuruar paftyrsisht administruesin publik.

Kohë më parë njëriu fliste drejtpërdrejt me zotin dhe i bënte kurban me kënaqesi. Sot ofertat e mija nuk kanë gjithmonë një destinacion të caktuar dhe në përputhje me vullnetin e perëndisë .

Në mëngjes çohem duke menduar se jam i lire, por tërë dita ime është e përcaktuar nga një axhendë të cilën se kam shkruar unë. E vërteta e hidhur është që unë jetoj në epokën e iSlave ( unë skllav) Matrix më poshtëron në çdo prizëm të jetës sime , nga ekonomia, politika dhe deri tek feja, duke më detyruar ti nënshtrohem llogjikes së tij perverse dhe djallëzore të skllavëris materiale dhe shpirtërore. Ai përfaqson një sistem parazitar në të cilin të gjitha istitucionet jetojnë duke më rrëmbyer pak e nga pak jetën time. Sepse gjaku në venat e Matrix është i përfaqsuar nga djersa dhe nga lotet e mija.

Zgjohu iSlave! Zgjohu sepse Jezusi po kthehet për të thyer përfundimisht zinxhiret e tu.