Në matematikë, ose më me saktësi në algjebrën lineare një matricë është një tabelë e rregullt me elementë; rreshtat horizontalë të një matrice quhen rreshta e ato vertikale kollona.

Bota ime e sotme është një matricë (“Matrix” është emri anglez i matricës) luciferane pasi bëhet fjalë për një botë ku unë jam një skllav që duhet të rijë i burgosur në qelinë e tij. Në terma maticore jam veç një numër që duhet të rrijë në rreshtin X e kollonën Y. Ja vendi im i paravendosur.

  • Thonë se nuk mund të flitet për Zotin në nuk zotërohet një dipllomë në teologji.
  • Thonë se nuk mund të lëshohet një projekt shpirtëror i pavarur nga istitucionet shpirtërore ekzistente.
  • Thonë se nuk mund të përhapen mendimet tona pa një shtëpi botuese që të mbështet.
  • Thonë se nuk mund të flitet për Jesuin me një gjuhë shumë moderne.
  • Thonë se nuk mund të reinterpretohen profetësitë e inkuadruara nga tradita ekleziaste.
  • Thonë se… duhet të rri në vendin tim që më është paravendosur në Matrix: rreshti X, kollona Y!

Por kjo botë maticore e skllavërore do e mungojë  objektivin e saj të shumëdeshiruar. Sistemi matrixian do bjerë pikërisht në momentin kur do duket e gjithëfuqishme! E pikërisht si në kohët e mbretit babilonez Baldasar ( biri i mbretit Nabukodonosor) dora e Zotit shkroi mbi suvanë e murit të pallatit mbretëror se mbretëria e tij kish arritur në fund (shiko Danieli 5), në të njëjtën mënyrë Krijuesi Zot do shkruajë mbi kompiuterin qëndror të Matrix: SYSTEM FAILURE (gabim sistemi)!

E kësaj here do bëhet fjalë për një “shutdown” definitiv, të përjetshëm e të pakthyeshëm.