Nje burg i madh Matrixian ku jetoj me frikën se çfarë mendojnë të tjerët. Për të jetuar  i qetë ndihem i detyruar nga nje forcë e pa dukëshme dhe e paidentifukuar, të jetoj brenda një gardhi mendor që shoqëria ime e quan “normalitet”. Në mendon si të gjithë, njerëzit të lenë të qetë pasi je normal. Por në del nga gardhi dhe fillon të shprehësh inspirimin tënd personal, atëherë ke probleme. Sikur të ekzistonte një lloj graviteti  që më tërheq drejt qendrës së Matrix i presantuar nga i “standarti” i tij famoz. Për të kompletuar këtë burg me madhësi botërore dhe universale, arkitektët e Matrix kanë krijuar një popullatë njerëzore plot me roje burgu gati për të sulmuar atë që del nga kjo normë /standard. Kjo ndodh në nivel politik, ekonomik e fetar. Po, edhe istitucuinet kishtare kanë rojet e tyre të burgut (ujq) të maskuar në mbrojtës të vërtetës (dele). Eksiston tashmë një ushtri rojesh që i imponojnë standartet matrixiane njëri- tjetrit. Me pak fjalë princi i Matrix po modelon mua njeriun në një standard  të prekonfecionuar në mënyrë që të jetë më e thjeshtë per të më menazhoje, kontrollojë  e dominojë. Këto janë themelet e një tiranie botërore, një burg në qiell të hapur në të cilin jam i burgosur pa vetëdije dhe roje në të njëjtën kohë.

Jesui, kur erdhi dymijëvjet më parë, eci jashtë nga normaliteti Matrixian i kohërave të tij, dhe u sulmua rendë për këtë. Jo u eliminua për këtë.

Çfarë më bën të mendoj se sot gjërat janë ndryshe? Kush do të më bëj të besoj se rojet e burgut e sotme janë nga ana e Jesuit?

Duhet të shikoj në sy realitetin, duke i pranuar vetvetes se Jesui edhe sot do ish i etiketuar, diskriminuar dhe persekutuar si një shërbyes i rrezikshëm i normalitetit Matrixian.

Matrix më ofron standartet e tij, ose rrugën e gjerë të normalitetit. Nje rrugë e pjerët dhe e asfaltuar mirë me konsensin e shumë të fuqishmëve. Jesui, në të kundërt, më sygjeron një rrugë që nuk njihet nga njeriu që beson gjithmonë te njerëzit e tjerë e në istituzionet e tyre. Një rrugë e ngushtë dhe e shtruar e padukshme nga syri njerëzor, pasi bëhet fjalë për një jo-rrugë, një shteg pa asfalt e në ngjitje për arsye të braktisjes se UNI-t tim. Jam unë që duhet të vendos të rrij në këtë burg ose të ndjek gjurmët e lirisë dhe shpëtimit të Jesuit, gjurmë që nuk ndjekin rrugë të ndërtuara nga njeriu, por që aventurohen në një shteg që për standartet Matrixiane prezanton çmenduri.