Princi i Matrix ka injektuar kohët e fundit një virus jashtëzakonisht shumë vdekjeprurës për popullin e shpërndarë të Zotit. Ky virus po sjell, shumë avash e në mënyrë gati të padukshme, mua fanin e Jesuit në një skizofreni teologjike. Në fakt:

– Besojme se kemi nevojë për një rizgjim, të identifikohemi me të dhjetë të virgjërat, por në të njëjtën kohë jemi të bindur se do jemi ne ata që do lëshojnë thirjen e mesnatës. Po nuk është vallë kjo thirje që zgjon dhjetë të virgjërat?

– Besojmë, gjithmonë me të drejtë, se kemi nevojë për një guidë profetike të dërguar nga qielli, po në të njëjtën kohë jemi të bindur se po ruajmë edhe tani dhuntinë e profetësisë të premtuar për ditët e fundit. Po nuk është dhuntia e profetësisë një dhunti shpirtërore që do të shpallet  fuqishëm  pak përpara ardhjes së Jesuit?

– Besojmë se letra e Laodiçeas na është drejtuar ne, po në të njëjtën kohë mendojmë se jemi mbrojtësit e ligjit. Po nuk thotë Jesui me anë të kësaj letre që, pavarësisht nga veprat tona, jemi të vakët dhe rrezikojmë të villemi nga goja e tij e Shenjtë?

Kush ruan vërtet dhuntinë e profetësisë mund të definizohet i verbër? Veç kush është tempulli i Shpirtit të shenjtë ruan shpirtin e profetësisë, duke vërtetuar se arrin të shohë në terrin shpirtëror të Matrix falë llambës plot vaj.

Kush plotëson komandesat e Zotit mund të definizohet i zhveshur? Veç kush ka karakterin e Jesuit ndjek ligjin e të vërtetës, duke vërtetuar se është i veshur mirë.

Që Zoti i madh të më shpëtojë nga kjo skizofreni teologjike e krijuar nga virusi i aotoekzaltimit e nga krenaria fetare.