Në parabolën e famëshme të Jesuit e të dhjetë të virgjërave, Jesui vetë përkufizon BUDALLENJ/MENDJELEHTË një përqindje të larte të vetëquajturve fan të Tij. Për cilën arsye edhe unë sot mund të bëj pjesë te këta fan budallenj e të mefshët” të Jesuit? Është e rëndësishme që unë ti jap vetes një përgjigje, përse Jesui, me kaq qartësi, thotë se këta BUDALLENJ nuk bëjnë pjesë në mbretërinë e qiejve.

– Budallenjtë mendojnë përherë se matrix gjendet jashtë tyre. Por shpirti matrixian më i rezikshmi në mënyrë absolute, pra antikrishti më i ashpër që do të përballoj në jetën time, është EGO-ja ime.

– Budallenjtë predikojnë se shpëtimi gjendet brenda perimetrit (kishë/doktrinar) të vendosur nga ata vetë. Por shpëtimi është një çështje raporti mes çdo krijese me Krijuesin e saj.

– Budallenjtë janë absolutisht të sigurtë se janë fanët më të mirë të Jesuit, duke u definizuar kisha e Zotit ose ajo që ka mbetur prej saj. Por fanët më të mirë të Jesuit janë ata që janë të njëjtë me Jesuin sidomos në përulësi, duke pranuar falimentimin e tyre shpirtëror.

Arrij të shoh tentakulat e Matrix që kanë krijuar çarje në zemrën time? Pranoj të braktis definizimet njerëzore si “kisha e Zotit” dhe se çfarë është Matrix? Arrij të kuptoj se mesazhi “DIL NGA MATRIX o fani im” i ëngjëllit të katërt te apokalipsi 18 më drejtohet pikërisht mua???

Po, kush (falë krenarisë së tij fetare) mendon se është jashtë nga Matrix është përfundimisht BUDDALLAI I MEFSHËT për të cilin flet Jesui në parabolën e tij të mirënjohur.