40- DYZETË

Numri dyzetë është një numër me një simbolikë të lartë në Bibël, ylli im polar. Numri dyzetë prezanton provën dhe përgatitjen (Salmet 95:10) mbas së cilës fillon misioni i frymëzuar hyjnisht (dhe profetikisht i shpallur) shumë kohë më parë:

1) 40 janë vitet që Moisiu kaloi në shkretëtirë përpara se të gjukohej i vlefshëm si strument çlirimi për popullin e Israelit nga skllavëria në Egjipt,

2) 40 janë ditët që Jesui kalon në shkretëtirë i tentuar nga princi i Matrix përpara se të niste misionin e Tij si Mesia,

3) 40 janë ditët që Jesui, mbas ringjalljes së tij, kalon me dishepujt, para se ti vajosi (diten e pesëdhjetë) për thirrjen e tyre apostolike;

por ky numër merr një vlerë të madhe në Bibël edhe si kod apokalipstik, ose më mirë për ditët e fundit të Matrix (shiko Ezekili 29:11-16). Në fund të kësaj periudhe prove Zoti do mbledhi fanët e tij në mes të popujve ku do jenë të shpërndarë e do bëjë që të kthehen nga mërgimi i tyre.

Shkunde pluhurin nga vetja i dashur fan i Jesuit, çohu popull i Zotit!zgjidh prangat nga gryka, bijë e Sionit që je skllave në Matrix! (Isaia 52:2). Ora e provës dhe e gjumit mbaroi, ndërkohë që era e OMEGËS po lind.