Të ashtuquajturit fan të Jesusit të kohërave matixiane të sotme i japin një theks të madh ringjalljes së shpejtë të popullit të Zotit. Gjithë kishat thërasin këtë rizgjim të mrekullueshëm që duhet ti japë forcë e fuqi atyre që deklarohen ndjekës të Krishtit.

Ringjallja mund të vijë vetëm mbas gjumit. Gjumi, nga ana e tij, paralelizohet nga Jesusi vetë me vdekjen (Johani 11:11-13) pra rizgjimi nuk është tjetër përveçse një ringjallje. Në fakt  Zoti Bir (Jesui) i shpjegon Nikodemit se duhet të rilind nëqoftëse do të shohë mbretërinë e Zotit (Johani 3:3). nuk është pagëzimi në vetvete simboli  i vdekjes së UN-it  matrixian, dhe rilindja e UN-it tim të ri si fan i Jesuit?

Po përse vallë të vetëshpallurit fan të Jesuit e mbushin gojën me rizgjim/rilindje, duke eliminuar, ose në rastet më të mira duke e trajtuar me cektësi, vdekjen e Un-it tim matrixian e arrogant, superb e vetlartësuar? Dhe akoma, si vallë të ashtuquajturit “krishterë” venë një theks mbi rizgjimin/rilindjen, duke harruar kushtin e nevojshëm të paraqitur nga vdekja e mëparshme? Në Un-i i vjetër matrixian nuk vdes, kush tjetër përveçse i njëjti Un matrixian mund të rizgjohet/rilindë?

Rizgjimi/rilindja që nuk është paraprirë nga vdekja i un-it tim matrixian është një rizgjim luciferan, i përshkruar profetikisht nga Jesui në parabolën e dhjetë të virgjërave, në të cilën pesë të virgjëra (të definizuara të pamendta) u rizgjuan, po duke ndenjur gjithnjë fance fallco të Jesuit që nuk janë animuar (pra trasformuar) nga shpirti i Zotit. I simbolizuar nga vaji.

Një fan i vërtetë i jesuit, një fan Christian Style, nuk fokalizohet në një rizgjim të kotë e steril, por vë vëmendjen mbi vdekjen e un-it matrixian. Rizgjimi, i vërtetë e i mirfilltë, do jetë një pasojë e paevitueshme, pasi është premtuar nga Jesusi: “kush do jetën e tij matrixiane, e humbet, e kush e urren jetën e tij matrixiane, do fitojë një jetë të përjetëshme.” (Johani 12:25)

Princi i Matrix drejton riflektorët e tij mbi rizgjimin. Zoti ndez farin e tij mbi vdekjen e UN-it tim matrixian. A jam gati të vdes Un-in tim për ti dhënë hapësirë krijesës së re me imazh e ngjashmëri të Jesuit brenda meje?