Sarkofagu është një kontenitor, zakonisht prej guri, i destinuar për të ruajtur arkivolin ose trupin e një te vdekuri.

Në fillim Krijuesi Zot, kur krijoi burrin dhe gruan, i krijoi sipas imazhit e njgjashmërisë morale të tij, duke i dhuruar atyre një karakter të equilibruar dhe harmonik. Fatkeqësisht qënia njerëzore zgjodhi të ndjekë rrugën e saj larg e të panvarur nga Krijuesi, burim i çdo jete. Gjithë kjo u kthye ne një realitet të trishtueshëm kur njeriu zgjodhi të ndiqte shëmbëlltyrën falco e djallëzore të barazisë së krijesës me Krijuesin.Nga ai moment e më pas në Matrix imazhi moral origjinal, që paraqet vulën hyjnore, të çdo qënieje njerëzore u mbyl në një sarkofag. Po ky sarkofag nuk ka detyrën të mbrojë identitetin moral, por ta fshehë, duke e zëvendësuar me një identitet në imazh e njashmëri të princit të Matrix. Praktikisht, ky sarkofag që mbulon UN-in tim origjinal, prezanton UN-in tim të ri, një kopje fallco e gënjeshtare, pasi është mbajtëse e një shpirti ribel e arrogant.

Fatkeqësisht unë qënie njerëzore aq shumë jam ambientuar me sarkofagun tim matrixian, sa nuk arrij ti ndjej erën dhe kundërmimin që ky UN-i im i ri lëshon, pa arritur të perceptoj ndryshimin e statusit që kam pësuar: nga bir Mbreti në skllav të Matrix. Tashmë unë njeriu jam bërë një me Matrix, pasi karakteri im i equilibruar dhe harmonik i dhuraur gjatë krijimit, pra vula hyjnore brenda meje, është mbyllur brenda këtij sarkofagu.

Kur do të hap sytë që të shoh se si princi i territ më ka burgosur në një sarkofag shpirtëror që hiqet si UN-i im i vërtetë?

Kur do të kuptoj se deri sa nuk do refuzoj ketë UN të ri që kundërmon ribelim, nuk do të mund të dal nga burgu material i Matrix?

Kur do të dëshiroj të dal nga Matrix, duke bërë që të dalë UN-i im origjinal i dhuruar në kopshtin e Edenit aq i ngashëm me atë të Jesusit?

Ka arritur koha të dal nga sarkofagu i UN-it tim.