Një letër drejtuar princit të Matrix

I dashur Luçifer,

po, po të thëras “i dashur” pasi akoma sot, me gjithë të keqen që ke realizuar, Krijuesi yt (dhe i imi) të do akoma. Nuk thotë ylli im polar, Bibla, se Zoti do mëkatarët por urren mëkatin? Ti je një mëkatar, mbase më i madhi mes gjithë krijesave. Por me gjithë këtë Zoti yt (dhe i imi) të do akoma me një dashuri perfekte.

Shumë mendojnë se ti je zoti i të keqes. Kjo nuk i korrispondon të vërtetës. Ti je një krijesë, si unë, që me pak fjalë dëshiroi të ngrihej sipër krijuesit të tij (shiko Isaia 14:13-14).

Zoti i të keqes nuk ekziston, është vetëm një shpike e jote në mënyrë që të bëhesh (edhe pse në formë negative) një zot, një zëvendësues/pasardhës i mundshëm i Krijuesit. Ai është Zoti i të mirës, e vetëm i së mirës, pasi Ai ylli im polar thotë që është jetë dhe dashuri.

Sot, emri Luçifer nuk të takon më, që do të thotë sjellës drite, emër i dhënë nga Krijuesi yt ditën e krijimt tënd. Edhe pse vazhdon të firmosesh me këtë emër, ai tu hoq. Sot ti je veç Satana, armiku i Krijuesit dhe i krijesave të tij (e këtu hyn edhe ti) … një tiran i mbaruar (shiko Isaia 14:4).

Edhe pse vazhdon tja fshihesh qënieve njerëzore, duke ia mohuar edhe shokëve të tu djajve e çuditërisht edhe vetes, po plakesh e forcat jetësore po të lënë. Që kur u ndave nga Krijuesi yt, burim i çdo jete, fryma jotë jetësore po fshihet pak nga pak (shiko Isaia 14:4). E megjithatë vazhdon të ushqesh sentimente superioriteti të sëmurë, duke sharë pa asnjë sens faji emrin e Zotit tënd ditë e natë. Ti tashmë je skllav deri në palcë i shpirtit tënd rebel, një shpirt që po të çon në shkatërim. Është e kotë që vazhdon e fsheh rrudhat e tua, të cilat bëhen gjithnjë e më të thella. Fundi është tashmë i shënuar … të lexohet tashmë në ballin tënd.

Pavarësisht asaj që thuhet rreth e qark, nuk do të jetë babai yt qiellor (që vazhdon të të dojë) që do të shkatëroj. Babai ynë është jetë. Shkatërimi yt është rrjedhoja natyrore e largimit tënd nga Ai, burim i jetës. Larg Zotit vdes, e pranë Tij rilind. Do jetVendimi yt, i pandyshueshëm, do të japë goditjen e fundit (shiko Isaia 14:9).

Megjithatë unë di që babai yt (dhe imi), siç më ka mësuar biri i Tij Jesus me parabolën e birit plangprishës, do shohë me dhembje të thellë vetëshkatërimin tënd. Çfarë trishtimi, kerubini antik sjellësi i dritës hyjnore shtrëmbohet e tretet tashmë larg nga drita  që jep harmoni e jetë në gjithë krijimin.

Ti u krijove i përsosur … ishe jashtëzakonisht i bukur. Kur të shoh tani ngel pa frymë tek vë re se sa është shëmtuar fytyra yote, një herë e mrekullueshme pasi në imazh e shëmbëlltyrë me Krijuesin. Ti vetë, që ke fytyrën e Zotit të stampuar në memorjen tënde, eviton të shikohesh per tu mos vetvrarë në moment (shiko Isaia 14:16).

Plani yt, vërtet djallëzor e në pamje të parë perfekt, do varroset bashkë me ty. Po, objektivi yt të shkatërosh fytyrën perfekte e të mrekullueshme të Zotit At ka falimentuar mjerisht. Ke tentuar, e dua ta pranoj me një farë suksesi, të futësh në mendjen e vëllezërve e motrave të tu të racës njerëzore, të një babai qiellor të inatosur, të ftohtë, të largët e armiqësor. Ke pikturuar për mijvjeçarë, me taktika të holla e të mefshta, një Krijues me karakter të nxehtë, të pa mëshirshëm e gjaknxehtë. Por përpjekja jote falimentoi! Fytyra e karakteri i Zotit rinisi të shpërnajë bukurinë e tij në katër anët e tokës, duke zbuluar përpjekjen tënde për të realizuar një kryengritja kundër Mbretit të mretërve, Zot i zotave. Universi i tërë i përket atij, e shpejt çdo krijesë do adhurojë vullnetarisht e kënaqësi vetëm Atë.

Shpresa jote e vetme, përpara forcës pakufi të dashurisë së Krijuesit për krijesat e Tij, është ajo e të mbuluarit  këtë dashuri kaq të fuqishme me teorinë e mjerueshme të drejtësisë njerëzore, sipas të cilës lirimi i qënieve njerëzore nga vdekja (për largimin nga Zoti) mund të vinte me anë të vetë vdekjes… vdekja e një zëvendësuesi (të pafajshëm), e jo me anë të një riafrimi me burimin e çdo  jete ku vdekja nuk mund të ekzistojë për asnjë moment. Zoti bir Jezus erdhi vërtet për të sheshuar inatin e babait të TIj me pagimin e një tributi (jetën e tij), apo erdhi për të afruar qëniet njerëzore me dashurinë e babait qiellor që po na pret akoma me krahë të hapur e me lotët që i shënojnë fytyrën prej shumë vitesh tashmë? Zoti (at) që vret Zotin (bir), duke pëdorur krijesën e tij si vrasës, për të qetësuar vetveten është vërtet e tmerrshme .. një kurban njerëzor i denjë veç për më të ultin e djajve, pra ty Satan. Mendja jote ka aritur në nivele vërtet të ulta e të liga. Por të çmendurit e vërtetë jemi ne njerëzit që besojmë se Zoti i jetës dhe i dashurisë, Zoti i gjithpushtetshëm i Biblës, nuk ka forcë e dëshirë ti dhurojë krijesës së Tij pavdekësinë (pra faljen) pa i kërkuar në këmbim asgjë. Nuk është i zoti një baba/nënë njerëzor ti dhurojë një biri të mirat e tij pa i kërkuar në këmbim asgjë? Si ka mundësi që ne njerëzit, tashmë shumë larg nga burimi i jetës dhe i dashurisë perfekte, jemi në gjendje të jemi prindër më të mirë se vetë Zoti i dashurisë që na ka dhuruar frymën e jetës? Nuk është e mundur që burimi i jetës të na kërkojë në këmbim atë që është më distante nga natyra e tij: vdekjen. Nuk është shpëtimi për hi filli i kuq i gjithë librave që përmban kanuni bilblik? Në ky hi është blerë me gjakun e një të pafajshmi, çfarë hiri është? Do ish ky një perëndi më i mirë se unë? Kur perëndia nuk është më i mirë, atëherë është i pa dobishëm. Nuk është ky objektivi yt ex-Luçifer, ti që tashmë dashuron distancën nga Zoti, ti që dëshiron të keqen e që ushqehesh me dhembjen e të tjerëve? (shiko Isaia 14:6).

Armik Satan, ke arritur të krijosh në kokën e ne njerëzve një zot të së keqes më të fortë nga çje në të vërtetë: një krijesë që po jep shpirt (shiko Isaia 14:11). Si mund të besonim ndryshe që Zoti u detyrua nga ty të paguante një çmim për shpagimin tonë? Shpagim, po çfarë shpagimi? Ti nuk po më mban të burgosur mua mëkatrin pasi ti vetë je në të njëjtin burg si unë, e ky burg quhet: distanca nga Zoti. Ti je një i sëmur terminal e je në të njëjtën varkë/burk pa asnjë mundësi shpagimi. Krijuesi nuk bën pakte me ty … nuk ka nevojë e gjithsesi kjo do ish kundër karajterit të Tij, natyrës së Tij, DNA-së së Tij. Mjaft me këtë ekzaltim, edhe pse negativ, të mundësive të tua. Ti je në krevatin e vdekjes.Veç fakti që dhuruesi i jetës nuk të ka larguar kompletësisht nga vetvetja të mban akoma në jetë. Por shkëputja totale, nga ty e dëshituar prej mijvjeçarësh, erdhi. Fati yt i zi po të gëlltet drejt asgjësë (shiko Isaia 14:15).

Ti Satan, që ndihesh princi i kësaj bote, një botë larg nga Zoti, ti që ke krijuar Matrix, një mbretëri sipas imazhit e shëmbëlltyrës sënde, je vetëm pluhur i krahasuar me Krijuesin Zot. Edhe Matrix, një botë e themeluar mbi BORXHIN, lut zotin e saj, duke i çuar sakrifica e lutje të çdo lloji, me shpresën se mund të qetësojë zemërimin e tij, është një mbretëri rëre që shembet me goditjen e parë të erës. E së fundi edhe zoti që adhurahet në Matrix, është një zot rëre. Ky zot nuk je veç ti, Satan (shiko Isaia 14:3). Më në fund po realizoje ëndrën tënde të kurorëzoheshe zot. More vendin e Zotit, emrin e Zotit, formën e Zotit, por jo karakterin e Tij. Je, e do ngelësh deri në frymëmarjen e fundit, veç një shpirt rebel i shtyrë nga shkatërimi i çdo forme jete që të afrohet, përfshirë vetveten.

Ki parasysh se strategjia jote e lashtë, e nisur në kopshtin e Edenit me Evën, kur provove (fatkeqësisht me sukses) të shtrembëroje imazhin e Krijuesit përpara krijesës duke mbjellë dyshimin mbi qëllimin e tij, u demaskua në mbretërinë tënde të quajtur Matrix. Që nga fjala e jote e parë në Eden deri në fjalën e fundit sot në Matrix nuk ke bërë tjetër veç tentativa pa fund për të prezantuar të shëmtuar Krijuesin e qiejve dhe të tokës, duke kthyer mbrapsh KREDITIN e Tij në BORXH. Një gënjeshtër që do jetë e mallkuar në përjetësi!

Po ish-Luçifer, Matrix ra në momentin preçiz kur qytetarët e saj kuptuan kush ish fytyra e vërtetë e babait të tyre qiellor. Matrix, edhe pse bashkë me bashkpuntorët e tu nuk do ta pranosh, implodoi… u shkërmoq e nuk do jetë më (shiko Isaia 14:5). E gjithë qytetarët e tu krenarë do rigjenden me një grusht rëre në dorë. Sa i madh do jetë zgënjimi i tyre.

Ne fanët e Jezusit nuk jemi të lumtur me fundin tënd e të gjithë ndjekësve të tu, por lumturohemi për fundin e së keqes, që u dimostrua një kancer malinj e vdekjeprurës që çmend qelizat e krijuara të mira e perfekte nga Krijuesi Zot (shiko Isaia 14:7). Si ish e mundur që brenda krijimit të mire, të bukur e perfekt të Zotit mundi të lindte e keqia? Në Zoti është i vetmi Krijues, kush, në mos Ai, mund të ish bashkpunëtor i vdekjes e si dhe gjithë formave të së keqes? E megjithatë, sot më është shumë e qartë se gjithë qelizat që përbëjnë universin e tërë do kishin ngelur të mira, të shëndetshme e jetësore për sa kohë qëndronin brenda planit harmonik hyjnor, pra afër Zotit. Por brenda teje lindi shkëndija e së keqes në momentin kur ndryshove këtë harmoni të ndërtuar, duke ngritur UN-in tënd sipër Zotit tënd. Mallkuar qoftë momenti kur modifikove harmoninë brenda teje, duke i dhënë kështu jetë shpirtit rebel që infektoi këto mijvjeçarë gjithë tokën, modifikim nga ku rrodhi çdo formë e së keqes që u manifestua (e vazhdon të manifestohet) në jetën e çdo njeriu mbi këtë planet të quajtur tokë. Veç tani e kam të qartë përpara syve të mi se e keqia nuk krijohet. Duke qenë e keqia distancë nga Zoti, mjafton të largohesh nga Zoti për të eksperimentuar lindjen e së keqes.

Perëndia Krijues kish mundësi të eliminonte forcën e ligë që nga lindja. Por ky çekujlibër nuk mund të shtypej për shumë kohë, e do presantonte ditë pas dite metastaza reth e qark krijimit. Ngurtësimi nuk mund të bëjë gjë tjetër veç të ngurtësojë, ndërshkimi i të keqes me të keqen nuk mund të edukojë veç për të keqen. Këto metastaza pafund do ishin rrjedhoja normale përpara një Zoti që definizohet jetë e që ndërkohë shtyp krijesën e vet në kundërshtimin e parë. Mundet jeta të krijojë të kundërtën e vetvetes, pra vdekjen?

Jo, Zoti i dashurisë nuk kish zgjidhje tjetër veç të vazhdonte të ish vetvetja, jetë e dashuri, duke u përqendruar mbi një zgjidhje me kohë të gjatë, por të sigurtë dhe definitive. Veç posizioni i qartë dhe i kundërt i strukturës së mbretërisë së Krijuesit themeluar mbi KREDINE, mbi dashurinë e mbi jetën, dhe struktura matrixiane e mbretërisë ribele e themeluar mbi BORXHIN, mbi egoismin e mbi vdekjen, mund ti vinte fjalën fund kësaj historie të trishtuar. Nuk më konfermon ylli im polar që e keqia mund të fitohet veç me të mirën? Asnjë vdekje, asnjë shkatërim ose hakmarrje, por veç një dashuri e duruar dhe e fortë është ilaçi i virusit të së keqes.

Satan, ti ende flet, akoma vepron, akoma komploton në errësirë, por je i vdekur tashmë. Zemra jota sapo ka ndaluar së rahuri e pas pak momentesh edhe truri yt do e kuptojë duke u fikur për gjithnjë. (shiko Isaia 14:19).

Duhet të jem i sinqertë… shyqyr zotit që erdhi Zoti bir (Jezusi) mbi tokë duke më treguar në tradimensionalitet fytyrën dhe karakterin e mrekullueshëm të dashurisë së Babait, përndryshe plani yt do kish fituar. Veç pamja e tij e gozhduar në kryq për shkak të ligësisë sënde, Satan, dhe fatkeqësisht edhe imes si bashkpunëtor i jot, bëri të lindte brenda meje shkëndija e pendimit dhe në gjithë racën njerëzore. Ndërkohë veç ringjallja më rikthehu fuqinë, gëzimin e shpresën pa limit.

Erdhi koha të përqafoj babanë tim qiellor që më pret që nga lindja ime me krahë hapur edhe pse unë nuk meritoj asgjë. Por babai im është një i çmendur … po një i çmendur për dashurinë që ndien për mua e për çdo fëmijë plangprishës. E ku është ky baba i dashuruar, është jeta … përgjithmonë!

Një fan i Jesuit që ka vendosur të fluturojë