Sipas yllit polar të çdo fansi të Jezusit (Biblës) pas pak do bjerë tërmeti më i fuqishëm shpirtëror që ka ndodhur ndonjëherë. Por si është e mundur që drejtuesit e ndryshëm shpirtëror nuk flasin për këtë gjë? Ky lloj informacioni trajtohet sikur të jetë TOP SECRET. Ama vet Jezusi flet haptas për këtë gjë. Çfarë rreziku përmban ky tërmet që lajmërojnë, që të bëjë të heshtin “ etërit shpirtëror”, “doktoret e ligjit” dhe “barinjt e kopes”? Pas dymijë vjetësh në të cilat Zoti i ka lejuar fansave të matrix ( te cilët Jezusi i quan egjër ) të rriten bashk dhe afër fansave të Jezusit( të cilët janë gruri i mirë) po afrohet ora në të cilën populli i Zotit do dridhet nga tërmeti më i fuqishëm shpirtëror i të gjitha kohrave (të cilin e quajnë korrje) i cili do ketë si rezultat ndarjen e këtyre dy klasave fansash brënda popullit të Zotit (Mateu 13:24-30).
Kjo profeci ruhet TOP SEKRET nga drejtuesit fetar të ditëve të sotshme. Thjesht sepse kjo ngjarje që shfaqet në sytë e fansave të matrix si katastrofike, do anulloj komplet strategjit njerzore që kanë prodhuar një numër të pafund kishash boshë/të verbëra/të zhveshura, duke nxjerre në drite dy grupime. Jezusi do i shkuli fansat e tij nga kthetrat e drejtuesve shpirtëror dhe do jete Ati dhe bariu i tyre i vetëm (Ekzekieli 34:10-11).Asnjë emërtim fetar nuk do shpëtoj nga ky fat, asnjë! Asnjë pjestar i këtyre kishave nuk do mund të shtiret sikur ska ndodhur asgjë duke vazhduar gjumin e vet shpirtëror, asnjë!ky tërmet TOP SECRET çfarë do tregojë mbi përkatsinë time shpirtërore?