Përse vallë re nga qielli, yll i mëngjesit, bir i aurorës?

Përse vallë zbrite, ti që shkelje shtetet?

Ti thoje në zemrën tënde: “Unë do hyp në qiell, do ngre fronin tim mbi yjet e Zotit; do ulem mbi malin e asemblesë, në pjesën ekstreme të veriut; do hyp mbi retë, do jem i njëjtë me të Lartin”.

Ndërkohë të ulën në Sheol, në thellësitë e gropës!

Ata që të shohin ngulin vështimin te ti, të analizojnë me kujdes, e thonë: “Ёshtë ku njeriu që bënte të dridhej toka, që torondiste mbretëritë, që trasformonte tokën në një shkretëtirë, shkatëronte qytetet e nuk çonte pas të lirë në shtëpi të burgosurit e tij?”

Gjithë mbretërit e shteteve, të gjithë pushojnë me famë, secili në shtëpinë e tij; por ti u hodhe larg nga varri yt si një gjë e neveritshme i mbuluar me të vrarë të tejkaluar nga shpata, posht nën gurët e gropës, si një kufomë e shkelur.

Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, pasi ke shkatërruar vendin tënd, ke vrarë popullin tënd; nuk do flitet më për racën e keqbërësve.

Isaia 14:12-20