Vetë shkatërrimi po avancon, zgjohu!

Një formë ribelimi, e lindur nga një pakënaqësi e thellë dhe e papjekur po trasformohet në inat të pa kontrollueshëm, që zvarritet duke u rritur përherë e më shumë në shoqërinë tonë të sotme. Bëhet gjithnjë e më e qartë përkatësia në një racë të braktisur në vetvete, që ecën drejt një shtegu vetëshkatërues e që ka si epilog final vetëm zhdukjen.

Një “komunitet” i mbledhur e i bashkuar nga një “shpëtimtar hakmarrës”, i cili autorizon të qëllosh për të kompensuar turbullimin e boshllëkut të brendshëm. Pakënaqësia e hidhur e një ekzistence pa një sens e një përse. Një rraskapitje konfuze dhe totalisht e dizorientuar që gjithnjë e më shumë shfaqet me një dëshitë vdekjeprurëse kamikaze për tu konsideruar dikush…. për tu ndjerë dikush. Në kërkim të një “drejtësie të personalizuar”. Por Krijuesi Zot është dashuri çfarëdo lloj emiri ti vihet, do krijesat e tij e na frymëzon të duajm njëri tjetrin. Po qe se ndihesh i braktisur, Zoti është babai qiellor që të pret në krahët e Tij të dashura e të fuqishme… Ai që të lejon të tejkalosh dëshpërimin tënd më irazional e të thellë.

“Shpëtimtari hakmarrës”, përkundrazi, përdor fjalët e tija bindëse te dobësitë e të tjerëve për interesat e tija të errëta. E mbas kësaj udhëheqje të ligë, njerëzimi ecën fatalisht në një fushë shahu kofliktuale shumë më të madhe (një konflikt kozmik mes së mirës e të keqes të filluar mijra vjet më parë) ipnotizues dhe impotent. Strategjia e tij është e thjeshtë: marja e sensit të pafuqisë të më të dobtëve e të influencuesve. Por kjo taktikë është e destinuar të falimentojë. “Shpëtuesi hakmarrës” është një lëvizje larg shah matit.

Vetëshkatërimi avancon, zgjohu! Braktisu dashurisë për Krijuesin tënd, për të afërmin tënd e për krijimin e tërë. Rilidhu me burimin e çdo jete… pavdekësa, dashuria e paqia e përjetëshme të presin.