Identitet kolektiv

Shikoj një botë të re ku diferenca e liria e të shprehurit kriminalizohen, luftohen e mbyten. Po shfaqet një shoqëri e re ku do mbretërojë monotonia, grija, mendimi i vetëm… një identitet morboz, i nxitur brutalisht e skllavërues. Qytetarët e kësaj bote të re nuk tregojnë një identitet individual, por një individualitet kolektiv, bosh pa asnjë memorie identifikuese, ku çdo rrënjë është prerë. Qënie të gjalla që marin frymë me mushkri, por jo me shpirt, e cila është kompletësisht e narkotizuar dhe përdhunuar në altarin e identitetit.

Qënie që bashkëjetojnë në unitete familjare, por pa një nënë e baba. Popuj që jetojnë në një gjëndje transi, duke gjeneruar uniformitet politiko-fetar me premtimin e paqes. Por vdekjen e shpirtit tim a mund ta quaj paqe? Fundin e mendimit të panvarur mund ta quaj liri?

Një botë ngjyrat e së cilës janë zëvendësuar nga një shkallë grish kaq të ngjashme sa të mos jenë të dallueshme mes tyre. Një shoqëri ku racat janë kaq të çoroditura, përziera e të ndara sa del një racë e re pa një të kaluar…. pra pa një identitet. Po si mund të gjej një sens në jetën time pa një identitet të qartë e, mbi të gjitha timin unik dhe të pa riprodhueshëm?

Po vërtet ish faji i diversitetit të shteteve, feve, ngjyrave e racave që shtyu njerëzimin të lejonte të mbretëronte e keqia? Një herë që do jemi të gjithë monotonisht gri, dëshira për supremaci çfarë justifikimi do gjejë për të shtypur të afërmin tim në kërkimin egoistik të avantazhit tim personal?

Duhet të vras diferencat dhe liria e mendimit do fshijë të ligën? Mund të fitoj të keqen me të keqe?