Bota e re që së shpejti do i japë jetë një epoke të re (New Age), nuk do të jetë tjetër veçse një “rend i ri shpirtëror.” Me fjalë të thjeshta, një kishë të re. Po, pasi kjo botë e re /erë/rend ka qenë e dëshiruar në fillim, e programuar më pas e së fundi e realizuar nga forca të errëta shpirtërore.

Kjo deklaratë, pak e çmendur dhe/ose tronditëse, është e vërtetë! Në fakt, ylli im udhëzues Bibla nuk gabon kurrë. Ajo, me pak fjalë e me shumë qartësi, më tregonte dymijëvjet më parë që lufta jonë nuk është kundër një mbretërie njerëzore, po kundër principatash, kundër forcash, kundër denominatorëve të botës së territ, kundër forcave shpirtërore të ligësisë, që janë në vendet qiellore. (shiko Efesianët 6:12)

E çfarë mund të vendosë një forcë shpirtërore në kundërshtim me Krijuesin Zot, përveçse një rend të ri shpirtëror, gjithmonë (natyralisht) në kundërshtim me rendin krijues të vendosur nga babai im që është arkitekti i gjithë universit? Po, bota e re që shpejt do i japë jetë një ere të re, nuk do jetë tjetër veçse një rend i ri shpirtëror”. Me fjalë të tjera, një kishë e re me në krye atë: ish Luçiferin, sjellësin antik të dritës të trasformuar në yllin e errët Satanain, armik i racës njerëzore, alias princi i Matrix.

Ndiej brenda meje që kjo botë e re e kjo kishë nuk është shtëpia ime. Por duhet të merakosem fare e të shqetësohem: Krijuesi Zot ka përgatitur një rrugë që çon jashtë nga Matrix e shpejt do më ftoj ta ndjek. Dhe edhe pse përpara meje do gjendet deti i kuq matrixian, këmba ime nuk do vonojë dhe zemra ime nuk do hezitojë. Edhe kësaj here, si në kohët antike të Mojsiut. Deti i kuq armik do duhet të hapet për të krijuar rrugën fanëve të fundit heroik të Jezusit.

Nuk dua të harroj: e ardhmja është gdhendur në mermer e askush nuk mund ta alterojë. Fjala e të gjithpushtueshmit Krijues Zot!