Shërbëtori i Zotit është duke ardhur. Ai do ndriçojë gjithë tokën me lavdinë e dërguesit të tij, pra krijuesi Zot (shiko Apokalipsi 18:1-8). E me autoritet hyjnor do gërthasë si një luan: “Matrix ra, ra, e gjithë divinitetet e saja fallco u thyen, e u hodhën përdhe” (shiko Isaia 21: 8-9). E as princi i Matrix vetë mund të ndalojë misionin e tij të urdhëruar nga i Gjithëfuqishmi. Përkundrazi, do dalë i mundur e çdo gënjeshtër e tij do shpallet përpara gjithë krijimit!

Shërbëtori i Krijuesit do afrojë zemrat e fëmijëve te baballarët (shiko Malachia 4:6). Mesazhet e tij do jenë të qetë e të thellë, po me një qetësi që të turbullon, një qetësi që nuk do lerë asnjë shpirt të qetë.

Ja: në mes të kësaj paqartësie të tmershme, në formën e tij të qetë e në substancën e fuqishme, do qëndrojë fuqia e tij. Po pasi çdo njeri duhet të marrë një vendim që do shënojë fatin e tij të përjetshëm: të jesh vërtet me Jezusin, duke qenë i njëjtë me Të, ose të lejosh të injektojnë në vena shpirtin rebel të armikut të krijimit të tërë. E kur në fund Matrix do shëmbet, në mes të mureve të saja nuk do gjenden fanët e Jezusit, të cilët, të shoqëruar nga ëngjëj të fuqishëm shërbëtorë të arkitektit të universit, do jenë në një vend të sigurt.