Biri im i dashur, ti, po pikërisht ti që po lexon: Unë të  morra nga skajet e botës, të thërrita nga anët më të përhumbura, e të thashë: “Ti je shërbëtori im, të kam zgjedhur e nuk të kam refuzuar. Ti, mos ki frikë, pasi unë jam me ty; mos humb, pasi Unë jam Zoti yt; unë të forcoj, unë të shpëtoj, unë të mbaj me të djathtën e drejtësisë sime.
Ja, gjithë ata që janë kundër teje do turpërohen e do jenë konfuzë; kundërshtarët e tu do vlejnë zero e do vuajnë, ti do i kërkosh e nuk do i gjesh më. Ata që ziheshin me ty, ata që të luftonin, do jenë asgjë, si diçka që nuk ekziston më; pasi unë, Zoti, Hyjnia yt, forcoj të djathtën tënde e të them: mos ki frikë, unë të ndihmoj!” (shiko Isaia 41:9-13)
Babai yt që të ka krijuar e që, nuk ka ndaluar kurrë të së dashuri ty, kujdeset për ty. Ndaj… mos ki frikë!