Atij që fiton duke dalë nga Matrix, unë do i jap për të ngrënë nga pema e jetës, që ndodhet në parajsën e Zotit.
Kush fiton duke u ndarë nga Matrix nuk do të preket nga vdekja e dytë.

Kush fiton duke braktisur Matrix, unë do t’i jap manën e fshehur dhe një gur të bardhë, mbi të cilin është shkruar një emër i ri që askush nuk e di, përveç atij që e merr.
Kush fiton duke u larguar nga Matrix dhe këmbëngul në punët e mia deri në fund, do t’i jap pushtet mbi kombet, dhe do t’i mbajë ato me një shkop hekuri dhe do t’i copëtojë si enë balte, si dhe unë kur mora fuqinë nga babai im; dhe do t’i jap yllin e mëngjesit.
Kush fiton duke lënë Matrix do vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, po do rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve.
Kush fiton duke harruar Matrix, do ta vendos atë si një kollon në tempullin e Zotit tim dhe ai nuk do ta lërë kurrë më; do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim (Jeruzalemi i ri që zbret nga qielli, nga Perëndia im) dhe emrin tim të ri.
Kush fiton duke dalë nga Matrix, do e ul pranë meje në fronin tim, ashtu si edhe unë kur fitova dhe u ula me Atin tim në fronin e tij.

(shih Zbulesa 2: 7,11,17,26-28; Zbulesa 3: 5,12,21)