«Unë jam krijuesi i dritës, Mjeshtri yt i rritjes dhe ndriçimit. Unë jam burimi i vetëm i së vërtetës dhe i lirisë.
Bëji perënditë e tua në imazhin e shëmbëlltyrën tënde. Përkulu përpara tyre dhe shërbeji verbërisht.

Kujto ditën tënde të pushimit. Puno kur të duash dhe bëj çfarë të duash. Dita që do vendosësh do të jetë dita jote e pushimit,  e kushtuar vetvetes.
Ndero vetveten dhe askënd tjetër përveç vetes tënde!
Mos vrit, përveç nëse nuk e gjykon të dobishme për të arritur qëllimet e tua.
Tradhëtija nuk ekziston. Ekziston veç kush jeton jetën e tij (e vetmja që ekziston) në maksimum dhe kush, përkundrazi, tredhet dhe kufizohet kot më kot duke shpresuar marrëzisht në një jetë të ardhshme në të cilën ujku dhe qengji do të kullosin së bashku. E kam të vështirë të mos plas nga e qeshura …
Mos vidh, përveç nëse nuk e gjykon të dobishme për të arritur qëllimet e tua.
Mos dëshmoni të rremë kundër të afërmit tuaj, përveç nëse e konsideron të dobishme për arritjen e qëllimeve të tua.
Lakmo shtëpinë dhe çdo të mirë të fqinjit tënd; dëshiro gruan, burrin, fëmijët e fqinjit tënd, dëshiro gjithçka që të pëlqen dhe bëj gjithçka që është e nevojshme për të kënaqur çdo epsh tëndin, gjithmonë dhe në çdo rast.
Me fjalë të tjera, mos i vendos vetes asnjë kufi, deri në pikën e ngritjes së vetvetes si Zoti yt personal. Sepse kjo është rruga drejt ngritjes dhe ndriçimit të vërtetë dhe të vetëm ».

(shih urdhërimet e vërteta dhe të vetme të Zotit Krijues në Eksodi 20: 1-17)