Ah i mejeri unë! Gjendem si pas mledhjes së frutave,

si pas mbledhjes, kur korrja ka mbaruar;

nuk ka mbetur asgjë për të ngrënë;

Më kot dëshiroj një kothere të thatë buke.

Njeriu i drejtë është zhdukur nga toka;

nuk ka më ËNGJËJ mes njerëzve;

të gjithë janë gati të derdhin gjak,

secili i shpall luftë vëllait e motrës së tij.

Duart e tyre janë gati për të ligën … DJAJ të maskuar si burra;

pashai mendon vetëm për interesat e tij,

gjykatësi lejon ryshfetet,

agai e trimi grumbullojnë veç fuqi e lekë,

dhe këta DJAJ kështu komplotojnë kurthet e tyre.

Më i miri prej tyre është një gjarpër i pështirë;

më i drejti është më helmues se nepërka.

Dita e shpallur nga postierët e tu profetët, dita e drejtësisë tënde po vjen;

atëherë DJAJTË do të shemben të gjithë, nga i pari tek i fundit.

(shiko Michea 7:1-4)