Historia e trishtuar e një prici të vdekshëm pa një mbretëri
“Nën-krijuesi” (kështu e shikon veten prici i Matrix) do të jetë Zoti e Perëndia i “krijimit” të tij: Matrix, alias Babilonia. Kështu ai i ribelohet ligjeve të Krijuesit Zot, duke deviuar me pabesi ekuilibrin harmonik e perfekt të krijimit.
Rënia e tij shkatërimtare e përjetësia tashmë e humbur e çojnë drejt dëshirës për fuqi. Dhe ajo që dëshiron fuqia është, mbi çdo gjë tjetër, përjetësia.
Tmerri më i madh i Princit të Matrix nuk është tjetër përveçse KOHA. Ndiej kështu unë, si fan i Jezusit, tentativën e tij të dëshpëruar për të ndaluar mbylljen e paevitueshme të erës së tij. Frymëmarjet e tij të rënda, tashmë të numëruara, dhe ankthi e gërryejnë. I krijuar si sjellësi i dritës, do shuhet trishtueshmërisht si një yll i zi, ekzistenza e së cilit solli vetëm terr e acar.
Prici i vdekshëm pa mbretëri, që ëndëron një planet të gjithë për vete, një Matrix në imazh e shëmbëlltyrë të tij, abuzon me talentet e dhuruara nga Krijuesi me qëllimin pervers për të dominuar, manipuluar e kontrolluar vullnetin e të tjerëve, duke helmuar me premtime të gënjeshtra e tentazione të kota mendjet e racës njerëzore. Bëhet fjalë për një spiritualitet fallco, që ka si objektiv të vetëm shkatërrimin e dhuratës së vetme që Krijuesi i ka bërë krijesës së Tij të dashur qënies njerëzore, që është mundësia e bashimit me Të, Ai që më ka krijuar e dashur, në një jetë të pa kufi me Të.
Përkundrazi, princi i Matrix më pikturon gënjeshtrat e tij si “lirija”, e boshllëkun e tij si “jeta”. Një nga premtimet e tija kryesore i përket arritjes, me anë të një rruge të iluminuar të evoluar, në një nivel mistik e të mjergullt përjetësieJa provokimi final i princit të Matrix, një shenjë e kohërave që paralajmëron, uljen pak të butë, dhe definitive, të yllit antik të mëngjesit (shiko Isaia 14,12) sot vetëm një yll i zi
Në pikat e fundit të kësaj Ere, korrupsioni e kurnacëria do i konsumojnë qytetarët e Matrix, edhe pse gjithshka do duket e humbur e forcat e erësirës do duket se do kene në dorë fitoren, me anë të ndërhyrjes së Plotfuqishmit Krijues Zot, do ngeli vetëm e mira.

Po ekziston një Krijues i Plotfuqishëm dhe baba i dashur që ka për zemër fatin e planetit Tokë nga ai vetë i krijuar. Ai ndjek një plan shpëtimi të pafalimentueshëm. Ku edhe më e vogla e krijesave e racës njerëzore ka një rëndësi themelore në këtë plan hyjnor. Pra edhe unë.

Nuk janë të gjithë fanët e Jezusit, sipas Jezusit vetë, (shiko Mateu 5,14), sjelësit e rinj të dritës?