Shiu i Zotit i premtuar nё Bibёl gjatё ditёve tё fundit do lagё me pikat e tij rinfreskues e tё fuqishёm tё gjitё fanёt e MЁDHENJ tё Jesuit. Ndёrsa fanёt e vegjёl tё Jesuit do ngelin gojё thatё. Ata do kalojnё nga vakёsia shpirtёrore te nёnshtrimi total i princit tё Matrix.

  • Njё fan i vogёl i Jesuit nuk pret gjёra tё mёdha nga Zoti pasi beson nё njё Zot tё vogёl.
  • Njё fan i vogёl i Jesuit ndalohet shpejt nё lutje pasi besimi i tij nё Zot ёshtё i vogёl.
  • Njё fan i vogёl i Jesuit, kur mer njё bekim hyjnor, kёnaqet menjёherё e vazhdon tё flejё shpirtёrisht nё errёsirёn e Matrix.

Njё fan i vogёj i Jesuit do ngelё i habitur kur shiu i Zotit, pa e prekur fare, do bjerё mbi komshijtё e tij. Ai do kёrkojё nё moment tё fundit kёtё bekim tё MADH, po do jetё tepёr vonё. Ai qё besonte se ish fan i Jesuit, kur do tё shihet nё pasqyrё, do tё shohё tё riflektuar imazhin e njё skllavi tё Matrix.

I dashur fan i Jesuit, hidh menjёherё vogёlsinё/vakёsinё tёnde pasi nuk di ditёn e as orёn kur do vijё shiu i Zotit… fjala e Jesuit (Mateu 25:1-13)! Erdhi koha tё rritemi nё lartёsinё e shtatit tё Jesuit! Erdhi koha tashmё tё pёrgatitemi pёr tё pritur shiun e Zotit.