Shtatë Zakonet e Matrix dhe elitës së tij të errët, dora e fshehur që na siguron (me të mira e me të këqia) se vendimet më të rëndësishme në çdo shtet janë koerente  me objektivin e Princit të Matrix, janë:

1) Përça  për të komanduar: të krijojë ndarjen e masave në kampe të kundërta përmes politikës, ekonomisë, aspektet sociale, fesë, përkatësisë etnike etj

2) Krijimi i një “kaosi të planifikuar dhe të kontrolluar”: të nxjerrë një “paqe” të bazuar në një luftë të vazhdueshme, duke armatosur më parë popujt, e duke provokuar më pas aksidente në mënyrë që të luftojnë dhe  të dobësohen.

3) Përdorimi i “idiotëve të dobishëm”: korruptimi i tyre, kështu që bëhen të kërcënyeshëm ata që kanë një pozitë kyçe në menaxhimin e çështjeve publike

4) identifikimi i liderave servilë; zgjedhja e udhëheqësave të ardhshëm në mes të atyre që janë të nënshtruar pa kushte planit të errët  matrixan.

5) Mashtrimi i popullatave: formimi, sipas   imazhit e ngjashmërisë personale, i hartave mendore të qytetarëve që nga fëmijëria e tyre përmes një sistemi arsimor të devijuar.

6) Disinformim: menaxhimi i  mediave  për të manipuluar masat nëpërmjet një informacioni të  kontrolluar.

7) Zbrazja e  shpirtit të njerëzve: edukumi i masave për të jetuar për paraqitjen e pèr plotësimin e kënaqësive të tyre instinktive, sepse në një shoqëri të çoroditur krijesat humbin nga syte Krijuesin e tyre.

Matrix dëshiron të arrijë të krijojë  një situatë degradimi moral, konfuzioni dhe dehje mes qytetarëve të saj, në mënyrë që masat (e mashtruara !!!) të reagojë në mënyrë të pilotuar, duke kërkuar  një mbrojtës o një mirëbërës të cilit ti nënshtrohen lirisht. Dhe atëherë Mesia i rremë, pra Princi i Matrix, do  shërbehet në një pjatë të artë (shih Mateu 24:24 dhe Marku 13:22).

Por ky Mesi, i ndërtuar artificialisht në laboratorin e së keqes, nuk do ia dali të ndajë / korruptojë/ kontrollojë / çorodisë / mashtrojë fanët e vërtetë të Jezusit (shih Zbulesa 17:14). Fitorja është e jona!