Simboli i fuqisë në Matrix është zoti para.

Nobiltarët e Romës antike mbyllën shekuj më parë kryengritjen e skllevërve rebelë të udhëhequr nga Spartacus, pasi i kishin rrethuar e mundur me ushtrinë e tyre të fuqishme, duke i dënuar me vdekje të varur në një rresht të pa fund kryqesh gjatë gjithë rrugës Apia nga Kapua deri në Romë.

Sot në Matrix, me një distancë shekujsh, principi “i patjetërsyeshëm” i supremcisë së fuqisë së sotme (paratë) nuk mund të ndjekë kapriçot të një populli të vogël “fanatikësh” pasues të Jesusit. . Çdo rebelim ndaj pushtetit të themeluar duhet mbytur menjëherë, përpara se të bëhet ngjitëse.

Nëse fisnikëria e zezë matrixiane pranon rebelimin e hapur të dikujt, ndaj pranimit në mënyrë pasive të skllavërimit të popujve të imponuar me anë të fuqisë ekonomike, do të ishte një shenjë  dobësije e pafalshme për elitën. Do përfundonte duke inkurajuar të tjerët që të ngrijnë krye kundër kësaj diktature që ka në krye perëndinë para.