Çfarë është “ecclesia matrix”? Ekziston me të vërtetë një “ecclesia matrix”?
Termi latin “ecclesia matrix” në periudhat antike (shekujt e parë të krishtërimit) aplikohej në katedralet e mëdha nga predikimi krishtëror u përhap në zonat pranë; më pas termi shërbeu për të treguar çdo kishë nga të cilat rodhën të tjera … me fjalë të tjera “kisha nënë”.
Edhe Bibla, në shpalljet e saj apokaliptike mbi ditët e fundit, bën një paralajmërim mbi një misterioze “kishë nënë”. Kapitulli 17 i librit të fundit të yllit tim polar flet profetësisht për një grua, që simbolikisht përfaqëson kishën, e ulur mbi një bishë të çuditëshme. Por kjo grua/kishë përshkruhet, e çuditëshme por e vërtetë, si një prostitutë, që e interpretuar do të thotë një kishë e devijuar, hipokrite e gënjeshtare. Gruaja/kishe e veshur në mënyrë luksoze simbol i pasurisë së saj materiale dhe arogancës së saj. Në dorë ka një vazo ari plot me doktrina fallco, fryte të prostitucionit të saj me hyjni të rreme. Mbi ball ka të shruar një emër misterioz: BABILONIA E MADHE, NËNA E PROSTITUTAVE DHE E BLASFEMIVE. Kjo grua/kishë, afermon qartë Bibla, u njollos me gjakun e fanëve të martirëve të Jezusit (shiko Apokalipsi 17:3-6).
Mund ti besoj ose jo, por fjala e Zotit profetizon, pikërisht për këto ditë të fundit të planetit tokë, lindjen, si në antikitet, të një “eklezie matrix”. Fatkeqësisht flitet për një grua/kishë që prostituohet me një hyjni të rremë dhe që vetëquhet nëna e të gjitha grave/kisha që kanë tradhëtuar me të njëjtin hyjni të rremë.
Një grua/prostitutë që ulet mbi një bishë… në terma moderne, ECCLESIA MATRIX që bashkohet me PRINCIN E MATRIX. Fjala “Matrix”: një vule e vërtetë fabrike!
Dua të dal nga kjo katedrale fallco, hipokrite dhe gënjeshtare, dua të dal nga ky konfuzion shpirtëror… dua të dal nga Matrix.