Ylli im polar, Bibla, më profetizon (dymijë vjet përpara) që në ditët e fundit do ngrihet antikrishti (shiko Johani 2:18). Pyetja më e shpeshtë mbi këtë temë ka qenë gjithmonë kush është ky famëkeq antikrisht. Por sot dua të bëj një pyetje tjetër… dua të ndez farët në një drejtim tjetër. Ku lind antikrishti apokaliptik? Edhe pse do më duket e pabesueshme, antikrishti lind nga prehëri i Matrix.
Fjala Matrix rrjedh nga latinishtja (matix, matricis) dhe ish një fjalë tjetër për “nënë”. Në origjinë ajo nënkuptonte “kafshë në gjendje shtatëzanie”. Më vonë “matrix” në përgjithësi u përdor me kuptimin e mitrës. Sot kjo fjalë mban të pa ndryshuar kuptimin “burim” ose “origjinë”.Në fakt, kur them që “X është i matricës Y” po tregoj që Y është vendi ose pika nga ka lindur X dhe është zhvilluar.
Në terma shpirtërore Matrix është ambienti kulturor, social, politik dhe ekonomik në të cilin Antikrishti biblik lind e mer formë aq sa arrin të bëhet një tiran i pakundërshtueshëm (sipas Biblës për një interval kohe shumë të shkurtër) i Matrixit vetë që e ka gjeneruar.
Por fjala Matrix, duke më zbuluar kush është mamaja/burimi/origjina e antikrishtit, tregon akoma më shumë mbi DNA-në e saj kaq tinëzare dhe të rrezikshme për fanët e Jesusit. Matrix më tregon se në origjinën e gjithshkaje është një nënë, sipas filozofive matrixiane, është edhe nëna e Zotit krishtëror dhe të gjithave hyjive të pranishme në Matrix. Ky ambjent soçio-kultural e politik-ekonomik ku lind antikrishti prezanton një spiritualitet mistik rrugët e të cilit të çojnë përherë e vetëm në të njëjtën të “vërtetë”: ekzistenca e një nëne kozmike dhe universale. Ajo, e vetëm ajo, është “lumen gentium” ( drita e njerëzve) të qytetarëve të Matrix. Do jetë fillimi i një ere të re me dritën e antikrishtit biblik që prezantohet si sjellësi i kësaj drite, duke u ofruar me gjenerozitet si arkitekti i këtij urdhëri të ri planetor.
Është e thjeshtë të parashikosh që do lindin probleme kur ky tiran do takojë një grup të vogël e banal njerëzish që kapen me “fanatizëm” te Jezusi si drita e vetme e botës (shiko Joani 8:21) dhe në mënyrë të parespektueshme do ftojnë gjithë njerëzit të dalin nga Matrix.
Dhe fundi i historisë së Matrix është akoma më e pabesueshme se historia e Davidit ghe Golias. Antikrishti që tiranon gjithë planetin do mbajë me forcë në dukje të palimituar e do mundet nga kjo “tufë” e vogël dhe modeste.