Një Epokë e Re e Fuqisë
Në kohën kur errësira shtohet gjithnjë e më shumë, dalin para figura të përzgjedhura që luftojnë kundër të keqit me një kurajo të rrallë. Këta ekzorcistë modernë, trashëgimtarë të traditave të lashta, janë shpresë në një botë e vènp në gjunj nga prangat e djallit. Veprat e tyre, shpesh të treguara në veprat klasike dhe të fshehura në ritet kinematografike, më çojnë në një botë të mrekullueshme ku ndjej një admirim të thellë dhe të sinqertë.

Jam gjithnjë e më shumë i habitur nga këto heroizma dhe nga këta ekzorcistë guximtarë, të cilët, me besim të palëkundur dhe rituale të shenjta, ngrihen si mbrojtës të shpirtit njerëzor. Nuk hezitojnë të sakrifikojnë gjithçka për të çliruar ata që kanë rënë viktima tè tmerrit djallëzor. Si mund të mos mbetem i magjepsur nga këta heronj, që lëvizin në linjën e hollë midis botës reale dhe botës shpirtërore?
Megjithatë, këto beteja të jashtëzakonshme shpirtërore, të gjata dhe të mundimshme, shfaqen në kundërshtim të hapur me ekzorcizmat tè kryera nga shembulli im i përsosur, Jezusi. Ylli im polar (Shkrimet e Shenjta) më tregojnë aktet ku Ai liron me lehtësi shpirtërat e shqetësuara, shpesh vetëm me një fjalë. Demonët, të frikësuar, shpesh vdisnin edhe para se buzët e Jezusit të nxirnin një tingull. Kërkonin mëshirë, të tronditur nga vuajtja. Një histori e famèshme është ajo e demonëve që, pa asnjë dinjitet, i kërkuan leje Jezusit për të hyrë në një tufë me derra, duke zënë pushtet mbi këto krijesa të varfra. Ky episod është bërë një ikonë në misionin e shkurtër, por të fuqishëm, të Jezusit në këtë planet të quajtur Tokë.
Por pse, atëherë, njerëzit e Zotit në kohët moderne luftojnë me mund dhe ndonjëherë edhe me dhimbje kundër frymave të këqija, duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre?
Ngjanjëherë, besimi im i dobët kërkon shpjegime, duke u mbështetur në bindjen se të ballafaqohesh me Jezusin është e kotë, sepse Ai është Biri i Zotit, i vetmi dhe i paimitueshëmi. Por kjo është një blasfemi! Jezusi ka ardhur në këtë Tokë për të qenë një dritare që ndriçon rrugën e njerëzimit, duke më kërkuar që ta ndjek, ta imitoj dhe, biles ta tejkaloj atë. Po, Jezusi më ka sfiduar dhe ka parashikuar se do të bëj vepra të ngjashme dhe biles më të mëdha se të Tijat. Si Biri i Zotit dhe profet i pa gabuar, Ai më ka paralajmëruar se do kem mundësi të pèrdor të njëjtën fuqi hyjnore të cilën Ai përdorte gjatë jetës së Tij tokësore. Ai nuk erdhi të ishte i pa imitueshëm, por për tu ndjekur dhe tejkaluar.
Kjo është një e vërtetë e jashtëzakonshme, një e vërtetë që dredh edhe demonët, duke përfshirë mbretin dhe komandantin e tyre. Çdo demon, nga më i fuqishmi te më i dobëti, dridhet dhe nuk mund të flasë para këtij zbulimi. Ata e dinë, më mirë se unë, se kjo fuqi hyjnore po troket në derën e tyre.
Toc-toc! Ekzorcisti 2.0 është këtu, gati të shpëtojë pa mëshirë dhe pa hezitim çdo djall që guxon të kalojë rrugën e tij, ashtu siç është njoftuar mijëra herë nga ylli im udhëheqës.
Toc-toc, toc-toc… Dhe nëse nuk është i vetmi që bart këtë trashëgimi të jashtëzakonshme? Ndoshta, heroi që po ballafaqohet i pari kundër forcave të këqija me të njëjtën fuqi dhe autoritet si Biri i Zotit Jezus do të zgjojë guximin dhe besimin te fansat e Jezusit, duke i shtyrë ata ta ndjekin dhe ta njohin si binjaku shpirtëror i Jezusit?
Duke shikuar rreth botën, vërej gjithnjë e më shumë ekzorcistë të fuqishëm që zgjohen nga gjumi shpirtëror në çdo cep të planetit tonë. Kjo ushtri po përparon me një fuqi tè pamposhtur, e ushqyer nga i njèjti burim krijues dhe hyjnor ku Jezusi vetë furnizohej gjatë misionit të Tij në tokë.
Tani, ndodhem para hyrjes së madhe të pallatit të princit të Matrix. Avancoj drejt hyrjes kryesore dhe trokas në derë. Toc-toc.
P.S. Këto janë shenjat që do të shoqërojnë ata që kanë besuar: në emrin tim, do t’i largojnë djajtë, do të flasin në gjuhë të reja, do të mbajnë gjarprinjtë në dorë, ), edhe në do tè pijnë helmin, nuk do të vuajnë, do të vendosin duart mbi sëmurët dhe ata do të shërohen.
 (shih Marku 16:17-18)