Çdo ditë gjithnjë e më shumë persona pyesin veten se kur do vijë fundi i botës. Ylli polar i fanëve të Jesuit nuk jep një datë preçise, përkundrazi, fton të mos i besojmë profetësive që fokalizohen në një datë ekzakte. Ajo  që Bibla më nënvizon është se pak përpara kësaj ngjarje (katastrofike për fanët e Matrix, e shpëtuese për fanët e Jezusit), Zoti do sjelli një ëngjëll/mesazher të fundit.

Ky ëngjëll më fton të kem stilin e Krishtit… një stil që lind brenda me anë të trasformimit tim karakterial, dhe që dimostrohet më pas edhe jashtë, me stilin tim të jetës… një ëngjëll që trasmeton një vision e ngjashmëri morale me Krijuesin…. si konkluzion bëhet fjalë për një apel për të qenë të njëjtë me Jezusin.

Ky ëngjëll nuk njeh barriera matrixiane të rapezantuara nga klasifikimet njerëzore si grupet fetare ose fetë/shtetet/racat/gjuhët apo seksi. Gjithashtu, ky ëngjëll nuk mund të ndalohet pasi nuk flet nga podiumi i kishave, as nga studiot televizive e as nga tribunat në sheshe, vende ku duhet ti kërkosh një autorizim klasës drejtuese.  Jo, ky ëngjëll është i pandalshëm pasi shpërndan  mesazhin e tij nga një zemër në një tjetër, pa iu nënshtruar asnjë censure.

Të jesh i njëjtë me Jesusin është një vision që do ndriçojë, në rrugët e errëta të Matix, zemrat e gjithë fanëve të sinqertë të Jezusit, duke u përhapur në katër anët e tokës sa të hapësh e mbyllësh sytë, duke ftuar këta fanë  të dalin nga burgu material e shpirtëror i prezantuar nga Matrix. Dhe vetëm atëherë do vijë fundi i botës, dhe fillimi i një të reje për fanët e Jesusit. Fjala e Jesusit.