Është e vërtetë, Zoti do rregullin dhe organizmin. Në qiell rangjet e ëngjëjve janë të organizuara… çdo ëngjëll ka rolin e tij e rëndësinë e tij. Zoti sigurisht që nuk është një fan i konfuzionit dhe i çregullimit. Përkundrazi Matrix, që në Bibël, quhet Babiloni, njihet si simboli i konfuzionit. Por kjo nuk do të thotë që Zoti preferon çdo lloj organizimi.

Është po aq e vërtetë që jo të gjithë kemi të njëjtat o të njëjtin numër dhuntish (shiko parabolën e talenteve). Por kjo nuk do të thotë që fani i Jezuit me më shumë dhunti ka të drejtën të ndihet më i rëndësishëm se i afërmi i tij… siperior ndaj vëllait të tij e motrës së tij.

Gjerarkitë matrixiane me formë piramidale janë ndërkohë sjellës të virusit helmues dhe vdekjeprurës për shpirtin tim. Ajo ekzalton ata që kanë përgjegjësitë më të mëdha, duke i vendosur me krenari në majë të piramidës. Por e gjithë kjo është në kontrast total me mësimet e Jezusit, ai që ka thënë që kush dëshiron të jetë i pari, le të jetë i fundit i të gjithëve, dhe shërbëtori i të gjithëve (shiko Marku 9:35)

Jezui kish në mëndje një organizim preçiz kur tha këto fjalë. Por ky organizim është komplet i kundërt me piamidën gjerarkike matrixiane. Organizimi i Jezuit ul në shërbëtor të vëllezërve të tij ata që kanë përgjegjësitë e dhutitë më të mëdha. Kisha e Jezuit duhet të ketë shërbëtorë në vend të dirigjentëve/liderave! Që nga gjuha që përdor organizata ime ekleziaste mund të perceproj Shpirtin nga e cila ajo është e animuar… Shpirti ribel i faraonit apo Shpirti modest e i qetë i Moisiut.

Modestia në vend të ekzaltimit. Ja shpirti i vërtetë që dallon organizmin hyjnor nga ai njerëzor. Një oganizim pa rangje ku më i madhi është ai që nënshtrohet më shumë nga të gjithë. Ky është stili i Jezuit! Çfarë ngel është Matrix!

Dil nga Matrix o popull i Zotit… dil nga gjerarkia arogante piramidale e trashëguar nga Matrix, ku krenari ekzaltohet në kuriz të modestit e më të dobëtit.

(për këtë temë Christian Style të fton të lexosh volumin e tretë të librit elektronik falas DIL NGA MATRIX që mund ta gjesh në linkun e më poshtëm

Link: http://www.christian-style.net/filesPDF/Matrix_III_ITA_singole.pdf )