Gjon Pagëzori, profeti që erdhi me shpirtin e Elias, ish një shërbëtor i madh i Krijuesit Zot. Ai kish disa karakteristika të jashtëme të veçanta:

– ushqehej në menyrë të varfër e të thjeshtë,

– kalonte një pjestë të mirë të kohës së tij i rrethuar nga heshtja, në vende të vetmuara,

vishej në mënyrë të thjeshtë;

Gjon Pagëzori, si nismëtar e përgatitës për ardhjen e parë të Jezuit, një ardhje me dhimbje, kish një mision vërtet unik. Ai, si me karakterin e tij të brendshëm si dhe me paraqitjen e jashtëme, duhej profetikisht ti bënte si pasqyrë shpëtimtarit që shpejt do vishte kurorën e tij me gjemba.

Gjenerata Omega e fanëve të Jezuit, nismëtarë e përgatitës së ardhjes së dytë e të fundit të Jezuit, një ardhje në lavdi, ka një mision po aq unik. Ata, si me karakterin e tyre të brendshëm si dhe me paraqitjen e tyre të jashtme, duhet profetikisht të jenë pasqyrë e Shpëtimtarit që pas pak do shfaqet në qiell i veshur me një kurorë mbretërore tè artë e gurë të çmuar.

Po, fanët e vërtetë të Jezuit janë të zotë të parashijojnë parajsën që sot në terrin e dhimbshëm të Matrix.

Po, fanët e vërtetë të Jezuit arrijnë të buzëqeshin edhe kur jeta tokësore sjell vetëm lot e gjak.

Po, fanët e vërtetë të Jeziut sjellin shpresë aty ku ka vetëm hidhësi e trishtim.

Jam unë një pjesë e kësaj gjenerate absolutisht unike e speciale e fanëve të Jesuit? Përgjigjen mund ta japi vetëm karakteri im i brendshëm dhe jeta ime e jashtëme.