Piramidat egjiptiane janë struktura arkitektonike me formë piramidale të realizuara nga qytetërimi egjiptian. Të tilla konsiderohen piramidat kryesore më të mëdha të një kompleksi funerar të ndërtuara për varrimin e sovranit të vdekur.

Si vallë, akoma sot, Matrix është i fiksuar nga organizimi gjerarkik piramidal ku një kastë e vogël të iluminuarish nënshtyp pafytyrësisht e pa asnjë pikë turpi shumicën? Si bota politike, ashtu edhe ajo ekonimike, janë formuar në imazh e shëmbyllti të piramidave egjiptiane. E fatkeqësisht, as bota fetare, arrin ti largohet këtij realiteti të trishtuar.

Si në kohërat egjiptiane piramidat kishin rolin e varrit për shtresën drejtuese, kështu edhe në kohët e mia matrixiane, organizmi gjerarkik në formë piramidale, përfaqëson vdekjen shpirtërore të popullit të Zotit (i famëshmi gjum i të virgjërave). Deri në momentin kur fanët e Jesusit nuk do jenë të gjithë dakort, me dinjitet të barabartë e me përgjegjësi të njëjtë (secili sipas dhuntisë së vet), ekzaktësisht siç dishepujt e Jesusit qenë në dhomën e lartë kur u pagëzuan/veshën me Shpirtin e Shenjtë, zbritja e premtimit të fuqisë hyjnore, e quajtur edhe Pentekoste, do ngelë një mirazh i largët e i paaritshëm.

Organizimi gjerarkik piramidal është i bazuar mbi dëshirat e autoekzaltimit, përherë i ledhatuar nga krijesa, më është treguar për herë të parë nga gjarpëri antik. E një dëshirë e tillë mund të dalë në pah vetëm në një ribelim të hapur ndaj krijuesit. Në fund të këtij proçei vetëshkatërues gjej gjithmonë “faraonin njerëzor” që konsiderohet “Zoti i zbritur në tokë”. Ja se pse organizimi piramidal në gji të popullit të Zotit përfaqëson varrin e kishës së Jezusit.

Dil nga Matrix o popull i Zotit … dil nga gjerarkia arogante piramidale e trashëguar nga Matrix, aty ku më krenari ekzaltohet në dëm të modestit e  më të dobëtit.

(mbi këtë temë Christian Style të fton të lexosh volumin e tretë të librit elektronik falas DIL NGA MATRIX që mund ta gjesh në linkun e më poshtëm: http://www.christian-style.net/filesPDF/Matrix_III_ITA_singole.pdf )