“Vigjilantët”

Kush dominon në Matrix? Ylli im polar, Bibla, më thotë se është Satanai, pseudonim i princit të Matrix (shiko Gjoni 14:30 e 16:11) bashkë me legjionet e ëngjëjve të tij të rënë (pseudonim, vigjilantët).

Për shumë mijvjeçarë ëngjëjt e rënë, që kanë një oreks të madh e të  pafund, kanë zhvilluar e zgjeruar fuqinë e tyre ndaj njerëzimit. Ata nuk kanë treguar asnjë mëshirë për viktimat e tyre, të therura me miliona gjatë luftrave të bëra me skllevërit e tyre njerëzorë, të cilët janë tëpazotë të kuptojnë qëllimet e tyre finale e shkatëruese. Me fjalët e tyre të ëmbla e plot premtime këta “vigjilantë” gëryejnë ditë pas dite planetin tonë, civilizimin tonë, fenë tonë, zemrat tona, shpirtërat tanë… e të ardhmen tonë. Duket sikut na konsiderojnë kafshë pune dhe përmbuzja për njerëzimin është çdo ditë më e dukëshme. Duke përdorur strategjinë divide et impera (nga latinishtja “nda e sundo”) me të cilën ushqejnë urrejtjen e ndarjen në gjith frontet, ia kanë dalë mbanë të vënë vëllezër kundër vëllezërve, fëmijë kundër prindërve. Që nga zanafilla e njerëzimit me  këtë mashtrim të madh e djallëzor po mashtrojnë ty e mua. Dhe, në pomentin e duhur, do lëshojnë sulmin e tyre final që ylli im polar e quan Harmagedon (shiko Apokalipsin16:16).

Po, ekzaktësisht siç thotë ylli im polar (shiko Efesianët 6:12), ex- Luçiferi dhe ushtria e tij  e vigjilatëve janë ende mes nesh, të impenjuar të manipolojnë, kontrollojnë, mbysin gjithnjë e më shumë jetët tona. Ata kanë vepruar në hije për mijravjeçarë, me qëllimin që të degradonin e të prishnin çdo kulturë njerëzore duke shkatëruar moralin e shkelur dinjitetin branda krijesës që në origjinë ish në imazh e shëmbëllture të Krijuesit Zot, duke frymëzuar çdo ves, perversion, lakmi e luftë. Edhe pse kontrollon një minorancë të vogël arrijnë të manipulojnë maxhorancën. Këta djaj, ushqejnë brenda nesh kulturën e urrejtjes me anë të strategjisë së frikës, sigurojnë nënshtrimin e bindjen e popujve.

Shenjat e kohërave janë të qarta, por pjesa më e madhe e njerëzimit, të vëllezërve e motrave të mia, nuk arrijnë ta vënë re.

Pikërisht për faj të verbërisë shpirtërore, indiferencës, pavetdijshmërisë dhe neutralitetit, këta “Zot të luftës” i lejuan vetes të trasformonin këtë planet nga “christian style” në “satan style”. Me indiferencën tonë dhe jo askionin lamë që të trasformoheshin rrugët harmonike të zemrave tona në shtigje rebelimi e egoistike.

Ekzaktësisht siç më thotë Jesui me anë të yllit tim polar, lufta jonë nuk është kundër gjakut e mishit, por kundër principatave, kundër fuqive, kundër dominuesve të kësaj bote, kundër forcave shpirtërore të liga, që janë në vendet e kaltra( Efesianëve 6.12) Prandaj, vëllezër e motra të njerëzimit, le të bashkohemi duke ushqyer në mënyrën christian style kulturën e dashurisë për vetveten e për të afërmin. Duke pranuar  me gjithë zemër, me gjithë shpirt e me gjithë forcat tona planin e lirimit rë babait tonë që është në qiell (shiko Deuteronomi 6:5) nga ky kafaz i remë, i keq dhe vdekjeprurës që është Matrix, dhe fitorja do jetë e jona!