Jam në një gjëndje transi… një i hipnotizuar pa vetëdije që gëlltit që nga lindja paradigma të konfeksionuara nga të tjerë. Kjo ndodh në çdo ambient, edhe në atë shpirtërorin… përkundrazi, sidomos në atë shpirtërorin. Nuk jam përkulur përherë, pa shumë pyejte, para këtyre paradigmave totalisht fallco e tallëse?

1- ajo që ka rëndësi është të jesh sipërfaqësisht fetar, të bësh gjërat e drejta e të ndjekësh ritet e duhura dhe/ose komandesat… me pak fjalë të dukesh si një ËNGJËLL. Pak rëndësi ka në brenda meje jam një DJALL, me një karakter të njëjtë me Matrix e jo me Krijuesin tim (shiko DIL NGA MATRIX volumi i parë)

2- unë jamë një shpirt i pavdekshëm, pavarësisht nga afrimi apo jo me Krijuesin tim, pra më rizulton e dobishme (për të mos thënë e domosdoshme) të vihem në kontakt me gjithë shpirtrat e vdekura në trup, por të gjalla në shpirt (shiko DIL NGA MATRIX volumi i dytë)

3- themeli i eksistencës sime është kërkimi i lartësimit tim. I quajtur në mënyrë më dipllomatike “arritje sociale” ose “evolucion/iluminizëm”, edhe pse kjo do sjellë superioritetin tim mbi të afërmin tim.

Pra, parajsa e vërtetë është ajo ku të parët ngelen të parët. Ndaj jam gati për gjithshka me qëllim që të lartësoj EGON time mbi të dytët, të tretët etj… me qëllim që të arrij në majën e piramidës sociale të shoqërisë sime (shiko DIL NGA MATRIX volumi i tretë)

4- çelësi i shpëtimit dhe porta drejt përjetësisë është i përfaqësuar nga një barazim matematikor bilanci (njerëzisht i paprekshëm), ku rrezikoj në një transacion të tipit do-ut-des  (latinisht unë jap me qëllim që ti të më japësh) me hyjninë që governon këtë botë e universin e tërë. Unë i sjell ritet, veprat dhe sakrificat. Në këmbim ai ndryshon sensin e hakmarjes duke e mbulur me një mantel pseudo të drejtë duke e trasformuar në bamirësi dhe pranim në klubin e të parëve, të më servilëve, të më të standartizuarve, të më të … e mjaft.

Bëhet fjalë për një propagandë aq të hollë e dinake sa mer forma hipnotike. Një indoktrinim të pavetëdijshëm që tejkalon gjithë arsyet e mia dhe sensin tim kritik… e deri ne fund, inteligjencën që më është dhënë nga ati im qiellor. Një propagandë e vërtetë hipnotike që më bombardon nga dita e parë e jetës drejt gardjanëve të pa fund të burgut që takoj në harkun e jetës sime në Matrix.

Zbuloj me një trishtim të madh që pjesa më e madhe e qytetarëve të Matrix nuk është akoma gati  për tu shkëputur nga ky bankomat i sigurive fallco e të konfeksionuara. Shumë prej tyre janë aq shumë të mësuar dhe të varur nga Matrix e nga shpirti i tij rebel që do luftojnë për ta mbrojtur.

A jam unë gati për të bërë inversion marshi, duke kryer atë që për shqisat e mia është një kërcim në erësisrë? Por feja nuk është vallë një kërcim në errësirë… me pak fjalë çmenduri (shiko E para korintasve 2.14), si hecja mbi ujrat me Jesusin për Pjetrin?

Po, a jam unë gati të ecë mbi ujrat?

Jetoj në një burg pa hekura ku më në fund njoh, të paktën mendërisht, rrugë daljen. Por ta mar atë rrugë me fytyrë të zbuluar është diçka komplet tjetër!

(e shkëputur nga DIL NGA MATRIX volumi 4 i Christian style: : http://www.christian-style.net/sitoAlbanese/albindex.php?pagina=archivio)