Arkitektët e iluminuar të Matrix, në një botë ku mbretëron në kontrast “barazimi i bilancit”, borxhi publik dhe austerity, më thonë se meritoj të jem vetëm një skllav.

Jesusi më thotë: “shpirti i krijuesit Zot, është mbi mua, pasi Ai më ka vajosur për tu sjellë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar për të fashuar ata që kanë zemrën e copëtuar, për të shpallur lirinë e atyre që janë skllevër në Matrix, hapja e burgjeve për të burgosurit, për të ngushëlluar të gjithë ata që vuajnë duke i dhënë atyre KREDIT në vend të BORXHIT, falje në vend të hakmarrjes, një shpirt të fortë në vend të një shpirti të vojtur, për të shpallur jubileun: viti i hyjit të Zotit” (shiko Isaia 61:1-3)

A po kthehet vallë Mesia, i përzgjedhuri, Krishti i pritur prej dy mijëvjeçarësh (e nga shumë më parë) nga prindërit e gjyshërit e mi? A po afrohet vallë lirimi nga burgu im? A ka arritur vallë momenti i faljes totale dhe definitive i borxhit tim material e shpirtëror?