Matrix ka nevojë për mua. Pa shpirtin tim, energjinë time, punën time e bindjen time të verbër ajo ndalon së ekzistuari, sikur të mos marrë më frymë. Tentakulat  e saja famëkeqe më mbëshjellin, duke më thithur ditë pas dite linfën jetësore. Ato më shtrëngpjnë, duke më mbajtur gjatë gjithë jetës në një gjëndje kome që nuk më lejon të mendoj e të arsyetoj.

Kur arrij në pikën që dua të përdor dhunën, atëherë bëj lojën e Matrix, dhe të komandantit të tij të zgjuar. Istituzionet matrixiane më irritojnë, më shkulin flokët, më boshatisin xhepat, më shajnë e përqeshin, më poshtërojnë duke më hequr dinjtetin e lirinë. Bëjnë gjithë këtë për të më detyruar të luftoj. Pasi një herë që më kanë trasformuar në agresiv, dinë se si të më drejtojnë, pasi jam njëlloj me ta… përkundrazi, kam Matrix brenda mejendaj jam totalisht i kontrolluar e në kurth. Reagimi me dhunë më çon të bëhem pjesë e intreguar e Matrix!!! E vetmja gjë që arkitektët e iluminuar të Matrix nuk dinë të menaxhojnë është jo dhuna. Braktisja e Matrix është fundi i Matrix. Ekzaktësisht si një burg pa të burgosur nuk ka kuptim. Në fakt Matrix nuk është e panvarur. Ajo ka nevojë për gjak të freskët dhe vital që mer përditë nga unë dhuruesi shpesh jo koshient dhe i pavetëdishëm. Një Matrix bosh, pa shpirtëra për të fishkulluar, është një Matrix e vdekur.

Po del një opozicion i vendosur, i forte dhe jo i dhunshëm. Unë opozitë e pakorruptuar nga virusi i Matrix. Një opozitë e shëndetëshme, e lirë dhe trime. Këta fan të Jesuit nuk do lihen as të blihen e as të shiten. Ata do përqeshin Matrix me një kooperacion të hekurt e jo violent, duke vënë në pah varjen e saj totale nga bashkëpunimi I verbër i të burgosurve te saj. E vëreteta, e cila është tërësisht e kundërta në krahasim me realitetin që më tregon Matrix, është që të burgosurit janë ndërkohë fëmijët e mbretit, të të latrit dhe se burgu eshtë një kështjelle qesharake me rërë. Ka ardhur ora që të më japin kurorën mbretërore që babai im ka gati për mua, duke më hequr zinxhirët prej letre që Matrix më bind se janë prej çeliku.