Matrix, bota ku jetoj sot, është shumë e paqëndrueshme … një botë e lëngëshme. Çdo melekulë në Matrix mund të lëvizë/spostohet/ ndryshojë në çdo moment. Edhe molekulat të cilat deri dje ishin të paspostueshme, të gdhendura mbi gur, si përshembull istitucionet/ besimet të ngelura të pandryshuara për shekuj, për të mos thënë mijëvjeçarë, sot mund të ndryshojnë formën e tyre (bile të ndalojnë së ekzistuari) pa asnjë lajmërim.

– Në Matrix një whistleblower i vetëm (informator që nxjer në pah segrete të fshehta) munnd të verë në siklet edhe shtetin (përfshi këtu gjithë grupin diplomatik të tij) më të fuqishëm të botës.

– Në Matrix një terrorist i vetëm mund te frikësojë tërë popullatën e globit, duke i ndryshuar papritur zakonet dhe vizionin e botës

– Në Matrix një kraker (kriminel informatik) mund të rrëzojë një multinazionale miliardare me shekuj historie e suksesesh mbi shpatulla, duke çuar në shtëpi dhjetra mijra punëtorë.

– Në Matrix një haker i vetëm (pirat informatik) mund të çajë sistemin e sigurisë më të sofistikuar në botë, duke poshtëruar përpara gjithë botës atë që deri një moment më parë konsiderohej i paprekshëm  dhe i pasulmueshëm.

Matrix është një botë  aq shumë e ndërlidhur, e lëngëshme dhe e paqëndrueshme sa një njeri i vetëm, në  është zgjedhur e përgatitur nga Zoti, mund të bëhet:

– Informatori i segreteve të shëmtuara të princit të matrix

– “Terroristi” (sipas propagandës fallco matrixiane) që i vë frikën gjithë ushtrisë së djajve, komandantëve të errët të Matrix,

– “Krakeri” i makinës të së keqes që do të qeverisë me ligësi tërë planetin tokë,

– Hakeri që shemb muret mbrojtës e mospërfillëses dhe auto ekzaltueses Matrix;

Po, nëqoftëse Zoti do, edhe një postier i vetëm mund të ndriçojë të katër cepat e kësaj bote të lëngëshme, duke i çuar letrën e fundit të Krijuesit krijesës së tij, duke e lajmëruar në kohë për rënien e Matrix e për ta çuar në shpëtim.

Është vërtet një botë e lëngëshme të cilës po i vjen dallga e fundit që do ndryshojë gjithshka.