Nganjëheë harroj që kur Zoti çon përpara veprën e Tij, Ai përdor burime të paimagjinueshme… jo konvencionale. Ekzaktësisht si në kohërat e mbretit babilonez Nabukodonosor, ditët kur u ngrit në adhurim një imazh prej ari, bota e atëhershme dëgjoi (gjatë një nate të vetme!!!) për Zotin e Sadrakut, Mesakut e Abednegut. Çfarë Zoti ka nevojë sot në Matrix, Babiloninë postmoderne të kohërave të mia, janë disa Sadrak, Mesak e Abednego.

Në këtë shoqëri ku mbretëron komunikimi “real time” (i menjëhershëm) me anë të televizorit, bota e tërë do e njohë sa të hapë e mbyllë sytë. Po, kur Zoti do marrë në dorë situatën për ardhjen e dytë të birit të tij të vetëm Jesu, do habitem nga mjetet e thjeshta dhe efikase që do përdorë për të përfunduar veprën e tij. Ai do përdorë metoda e persona që pak i presin. Në fakt, për të çuar përpara veprën e Tij Krijuesi Zot do të zgjedhë pak njerëz të mëdhenj… burra e gra nga njerëzit e zakonshëm, ashtu siç bëri me dishepujt që i zgjodhi mes peshkatarëve të thjeshtë. I plotfuqishmi  do i zgjedhë e do i ekzaltojë ata persona të përultë  që do lihen të udhëhiqen nga Shpirti i Tij, duke i preferuar nga ata që janë të konsideruar në Matrix më të zotë e më autoritar. Zoti tregon qartësisht që nuk varet nga njerëzit e “Iluminuar” që besojnë se janë të rëndësishëm.

Do të ketë shpejt një rizgjim që do habisë shumë. Kush nuk do të kuptojë urgjencën do lihet mënjanë dhe ëngjëjt do punojnë me njerëzit e përulur e të thjeshtë, që do mësojnë për të ndriçuar të katër cepat e planetit, të quajtur tokë, me fuqi dhe autoritet.

Dhe atëherë do vijë fundi… që do të thotë fillimi.