NJË QYTET FANTAZËM

Zoti është sovran! Kush jam unë për të thënë se Zoti i gjithfuqishëm nuk ka motiv për të folur dhe se postjerët/profetët e së shkuarës kanë shpallur të gjitha të vërtetat e nevojshme për të dalë nga Matrix? Si mundem të imagjinoj që Matrix nuk po vazhdon të zhvillohet si kamaleoni, duke shpikur ditë pas dite tentakuj të rinj  të pa parë më parë, duke u berë një kurth vdekjeprurës gjthnjë e më tinëzar e i padukshëm për shpirtin tim? Nuk më ka profetizuar Jezusi  vetë se virusi i të keqes do flinte  gjithë fanët e Jesusit të ditëve të fundit(shiko Mateu 25:1-13)? Nuk ka premtuar gjithnjë Jesusi se për këtë motiv njohja do rritej në menyrë të veçantë gjatë ditëve të fundit me errësirë/gjum shpirtëror? (shiko Danieli 12:4), duke i ofruar fanëve të tij një “navigator satelitar profetik” që është azhornuar me   harten rrugore më të re të Matrix, një qytet fantazëm me “rrugë e rrugica” të pafundme që nuk kanë objektiv tjetër përveçse të drejtojnë shpirtin tim drejt shkëputjes së përherëshme me krijuesin tim e dhënësin e jetës, që do të thotë drejt vdekjes së sigurtë dhe të përjetëshme? Nuk më thotë Jesusi sot, se kur të shkoj në të djathtë e kur  të shkoj në të majtë, veshët e mi do dëgjojnë mbas meje një zë që do të më thotë: “Kjo është rruga për të dalë nga Matrix; ec në të!”(Isaia 30:21)?