Matrix është parajsa e standartit dhe i unanimitetit. Asgjë nuk i lihet rastit në Matrix… asnjë nuk mund të shprehet lirisht… asgjë sduhet të ekzistojë jashtë Matrix. Matrix është gjithshka, e kontrollon gjithshka. Çdo gjë ose person është i sakrifikueshëm mbi altarin e unanimitetit matrixian. Minoranca dhe opozicioni ekzistojnë vetëm si fasadë… në të vërtetë janë të inglobuar nga një unanimitet ipnotik… një tru, një mendim, një vullnet!

Adhurimi i i njëshit ndërtohet me anë të vdekjes së të gjithëve. Unanimiteti, i shitur si bashkim i lirë dhe miqësor, fsheh në realitet një skllavëri mendore, një nënshtrim të plotë psikollogjik.

Krijuesi Zot, në të kundërt, nuk ka krijuar një krijesë njëlloj me një tjetër. Çdo bir i tij është special për ndonjë motiv… secili stimohet dhe duhet në mënyrë speciale dhe të papërsëritëshme. Krijuesi Zot është i dashiri i ngjyrave dhe i shumllojshmërisë, i respektit dhe i plotuesmërisë. Ai është i vemti garant i lirisë së universit të tërë.

Matrix, bota e unanimitetit universal abslutist dhe despotik, nuk mund të ekzistojë në prezencën e Krijuesit Zot, përpara së cilit shkrihet. Por larg tij, shumohet… zgjerohet… ekzaktësisht si një kancer që infekton dhe vret çdo lloj forme jete, ngjyre e lirie që takon.

Krijuesi Zot, ndërkohë, është jetë dhe trasmeton shëndet çdo qelize të gjithë universit që i rri vullnetarisht afër.

Një ditë, shumë shpejt, krijuesi Zot do kthehet me gjithë lavdinë, dhe fryma vdekjeprurëse e Matrix do avullojë përpara fuqisë së tij vitale.