Schindler’s List është një film i 1993 i dedikuar temës së Shoah.

Krakov, 1939. Industriali gjerman Oscar Schindler, duke manovruar majat e nazistëve, tenton të krijojë një fabrikë për të përgatitur tenxhere e marmita. Të burgosur ne getin e Podgorzës, dhe pa mundësi për të tregëtuar, disa hebrenj binden nga Schindler që ti japin para për ndërtesën: do i shpërblejë duke i punësuar në fabrikë, duke i paguar me sende për shkëmbim e duke i hequr nga kampi i përqëndrimit që komandohej nga një sadist kriminal.

Schindler, hyn gjithnjë e më shumë në simpatitë e komandës së lartë naziste, ndërton një kamp për punonjësit e tij, kum militarët nuk mund të hyjnë pa miratimin e tij. Në fund, kur shpërthen shfarosja, vendos të aktivizojë, duke i dhënë fund gjithë hyrjeve e tij financiare, një fabrikë granatash. Me ndihmën e të pandashmit Itzhan Stern, llogaritari i tij hebre, plotëson një listë me 1100 persona hebrenj në mënyrë që ti besohen atij si punëtorë. Ndërkohë që burrat vijnë në destinacion, gratë gabimisht çohen në Auschvitz, e me rezik të madh e impenjim duke i dhënë fund gjithë njohjeve e lekëve arrin ti shkëpusë nga vdekja. Për shtatë muaj fabrika prodhon me qëllim granata difektoze, deri sa armëpushimi nuk e gjen industrialin pa lekë. Punëtorët e tij i dhurojnë një unazë ari ku është gdhendur një frazë e Talmudit: “Kushdo që shpëton një jetë shpëton botën e tërë”.

Matrix, lageri i përqendrimit dhe i asgjësimit të ndërgjegjes njerëzore, është mizori dhe i padukëshmi Auschwitz i ditëve të mia. Kam unë LISTËN time personale të personave që dua të nxjerr nga Matrix?