Statistikat evidenzojnë që vrasjet janë në ulje. Institucionet më thonë se dënimi me vdekje është duke u zhdukur. Liderat më konfirmojnë me krenari se po jetojmë në një nga kohërat më pozitive se kurrë.

Gjendem vallë përpara një epoke të re, një periudhe paqieje e vëllazërije universale? Si vallë edhe doktorët e ligjit po bashkohen në korrin e magjistarëve e fallxhorëve që prej shekujsh kanë parashikuar një hedhje evolutive të racës njerëzore?

Ylli im polar më paraljmëron në mënyrë të prerë  e vazhdimisht: “Ata kurojnë më lehtësi plagën e popullit tim; thonë: “Paqe, paqe”, ndërkohë paqe nuk ka. (shiko Jeremia 6.14 e 8.11)

Matrix, Babilonia apokalipstike e ditëve të fundit, duket se është  një vend më i mirë po qe se e krahasojmë me qytetërimet e shkuara, e megjithatë ai është shoqëria shpirtërisht më e verbër dhe larg Zotit. Madje edhe Jezusi vetë më siguron se fati i Sodomës do jetë më i tolerueshëm se fati i Matrix (shiko Luka 10.12)

Nuk më paralajmëron gjithmonë Jezusi se ardhja e tij e dytë do jetë e papritur si ajo e një hajduti në errësirë? Matrix është një botë e shkëlqyeshme në siperfaqe, por e dekompozuar nga brenda. Ja përse rikthimi i Jezusit do jetë një surprizë  për të ashtuquajturit fan të tij që do jenë të mahnitur nga doktrina e shkëlqimit të racës njerëzore që duhet të shkojë drejt një epoke paqieje e sigurie këtu mbi këtë tokë.