Sot populli i Zotit ndahet në ortodoksë/konsevatorë e liberalë/përparimtarë. Si ortodoksët ashtu edhe liberalët, të dy besojnë se kanë marrë rrugën e drejtë. Liberali akuzon ortodoksin se ecën në rrugën e fanatizmit; ortodoksi akuzon liberalin se është në buzë të përdaljes. Të gjitha kishat janë të çara nga kjo kundërvënie matrixiane që tashmë ka marë formën e një lufte të brendëshme.

Por për fanët e Jezusit ekziston një rrugë tjetër! Bëhet fjalë për rrugën e “të varfërve në shpirt” të quajtur “të bekuar” nga Jezui, ku ortodoksi mëson nga liberali jo skllavërinë e tij nga veprat/ritet/tradizionet (letër që vret); liberali, nga ana e tij, mëson nga ortodoksi vullnetin e tij të mirë për të jetuar siapas “kështu thotë Zoti”, ose vullneti hyjnor që më tregohet nga ylli im polar (Bibla) në komandesat që gjenden brenda.

Ajo që i nevojitet, në realitet, si ortodoksit ashtu edhe liberalit është ekuilibri i drejtë i mishëruar nga Jezusi, e nga Ai vetëm. Po, ortodoksi e liberali kanë tmerrësisht nevojë të mësojnë të  studjojnë me përulësi të thellë  shëmbullin e Jezusit për tu rritur siaps strukturës së tij morale e shpirtërore, njëri pranë tjetrit dorë më dorë, duke asimiluar në mënyrë të ndershme  të gjitha mësimet e mësuesit, pa fryrë në mënyrë  të shpërpjesëtuar anët e preferuara, duke harruar me dinakëri anët e diskutueshme dhe antipatike.

Vepra e Shpirtit të Shenjtë  në çdo fan të Jezusit  konsiston në fuqizimin e anëve më të mira si të liberalit ashtu edhe të ortodoksit, e në thithjen e njëkohëshme  të ekstemizimeve që të dy (në mënytë diferente) nënvzojnë. Si liberali, ashtu edhe ortodoksi  kanë nevojë të bëhen gjithnjë e më shumë  në imazhin e shëmbëlyrën e Shpirtit të Shenjtë. Vetëm ky ekuilibër hyjnor mund të më çojë jashtë Matrix. Pjesa tjetër është vetëm një luftë e brendëshme pa dashuri e pa shpresë.