Historia më mëson se Napoleon Bonaparti, politikan e ushtarak francez, themeluesi i Imperit të Parë francez, mori fuqinë në France pas një grushti shteti të 18 brumaio (8 nëntor 1799).

Ylli im polar më profetizon për ditët e fundit, pak përpara rikthimit të Mesias Jezu, një grusht të ri shteti që do jetë edhe i fundit. Në fakt, apokalipsi (kapitulli 17) më tregon që mbretërit e tokës do i japin fuqitë e tyre bishës.

Edhe pse mund të duket një kalim fuqie soft dhe konsensual, në fakt nuk do jetë i tillë pasi bisha nuk do marri fuqinë absolute me anë të një referendumi o me votime demokratike. Jo! Bëhet fjalë, ekzaktësisht siç u bë nga Napoleoni, për një grusht shteti. E karakteristika e këtij grushti shteti do jetë se do bëhet fjalë për një grusht shteti botëror/ global.

Në sot vullneti/vota ime ka pak vlerë në Matrix, së shpejti nuk do ketë absolutisht asnjë vlerë. Përkundrazi, pretendimi i së paturit një vullnet të pavarur nga ai kolektiv do etiketohet si “dyshues” e i denjë për kontrolle e persekutime.

Por profetësia biblike nuk ndalon këtu. Me vendosjen, me atë të një grushti shteti  që do ndodhi në dhoma të fshehta e jo të njohura nga masat, kësaj fuqie të re e të paligjshme, Bibla më thotë se Jesui do i vejë fjalën “fund” në Matrix, dhe në qeverisjen e tij tiranike e ribele.