I dashur Jezus,
ndihem një jetim në Matrix, një shoqëri e errët, e ftohtë dhe e largët nga ty…. më ndihmo të dal.
Ndihem një jetim në kishën time, një e virgjër po, por e fjetur… më ndihmo të zgjohem in primis unë.
Ndihem një jetim me gjithë zërat proftike që ke dërguar më parë… më ndihmo të ndjej zërin tënd sot që jam i gjallë dhe i shëndetëshëm.
Ndihem jetim i pasurisë sënde të mrekullueshme karakteriale e morale… më ndihmo të blej arin nga ty.
Ndihem jetim i dashurisë sende të dashur e atërore… më ndihmo të ngroh zemrën time të vakët.
Ndihem jetim i shpirtit tënd modest dhe të qetë … më ndihmo të ul “Unin” tim.
Ndihem jetim për shtëpinë time e të babait tim qiellor… kthehu shpejt Jezus!
Jezus, lejoji, fanëve të tu në Matrix, të dëgjojnë akoma edhe një herë zërin tënd … na dërgo Shpirtin tënd profetik… na dërgo një profet me Shpirtin e fuqinë e Elias, siç na premtove me anë të shërbëtorit tënd Malachia (kap. 4.5) një shërbëtor që do drejtojë zemrat e fëmijëve drejt baballarëve dhe, si vetë ti ke thënë (Mateu 17.11), që do risistemojë çdo gjë duke risjellë fanët e tu në imazhin e shëmbëlltyrën tënde.
Biri jot e fan, pjestar i kishës së Laodiçeas.